-Jetë dhe Stil

Ish-kreu i terrorizmit në Angli: Meghan u përball me kërcënime reale kur ishte në Britani



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:54 - 30/11/22 |
Opi Nion

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, mori kërcënime reale ndërsa ishte detyrën e saj mbretërore, tha ndihmëskomisioneri i Policisë Metropolitane në largim.

Neil Basu- ish-kreu i policisë kundër terrorizmit në Angli, tha se do ta kuptonte nëse Meghan do të ishte ndjerë nën kërcënim gjatë gjithë kohës

Princi Harry, i cili u transferua në Kaliforni me Meghan në vitin 2020, tha vitin e kaluar se nuk ndihej i sigurt kur vizitonte Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC.

Çifti kanë folur shpesh për abuzimet që kanë marrë para se të largoheshin dhe se si kjo ka ndikuar në shëndetin e tyre mendor. Që në vitin 2016, pasi çifti doli publikisht për lidhjen e tyre, Princi Harry dha ​​një deklaratë duke sulmuar mediat sociale për sulmet ndaj Meghan.

Neil Basu po fliste për Channel 4 Neës në intervistën e tij të fundit si ndihmës komisioner.

“Nëse do të kishit parë gjërat që ishin shkruar, llojin e retorikës që është në internet, nëse nuk e dini atë që unë di, do të ndiheshit nën kërcënim gjatë gjithë kohës”, tha ai.

Kur u pyet nëse kishte pasur kërcënime të vërteta ndaj Meghan nga e djathta ekstreme, ai shtoi: “Absolutisht. Ne kishim ekipe që po hetonin atë. Njerëzit janë ndjekur penalisht për ato kërcënime.”

Ai tha se kishte folur më parë publikisht për kërcënimin e “terrorizmit të krahut të djathtë ekstrem”, duke thënë se ishte kërcënimi “me rritje më të shpejtë” me të cilin u përball.

“Kur fillova në luftën kundër terrorizmit në 2015, ishte rreth 6% e ngarkesës sonë totale. Kur u largova 15, 16 muaj më parë, ishte mbi 20% e ngarkesës sonë të punës.”- shtoi ai.

Basu, i cili është oficeri më i lartë me ngjyrë në Britani, ishte gjithashtu përgjegjës për mbrojtjen mbretërore./Opinion.al

Pas