Aktualitet

Ish-kreu i KLP emërohet si anëtar i Gjykatës Kushtetuese



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:39 - 07/12/22 |
Opi Nion

Sot Presidenti Bajram Begaj ka emëruar gjyqtarin që do të plotësojë vendin vakant në Gjykatën kushtetuese.

Në njoftimin e Presidencës, bëhet me dije se kandidati i zgjedhur mes tre emrave, Genti Ibrahimi, Arta Vorpsi dhe Arta Marku, emri i përzgjedhur është ai i Ibrahimit.

Gjatë gjithë këtyre viteve ai është angazhuar sistematikisht në mësimdhënie dhe trajnime në Shkollën e Magjistraturës. Në vitet 2014 – 2016, Ibrahimi shërbeu si ekspert i nivelit të lartë në grupin e ngushtë të ekspertëve të angazhuar nga Komisioni Parlamentar Ad Hoc për Reformën në sistemin e Drejtësisë.

Në vitet 2008 – 2013, Ibrahimi ka shërbyer si anëtar i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit (organi pararendës i Autoritetit të Mediave Audiovizuale të sotëm).

Në vitet 1998 – 1999 ka shërbyer si Këshilltar dhe Drejtor Kabineti i Ministrit për Reformën Legjislative dhe Marrëdhëniet me Kuvendin i ngarkuar me detyrën e koordinimit të procesit të hartimit dhe miratimit të Kushtetutës të vitit 1998 dhe paketës legjislative post kushtetuese.

Më herët (në vitet 1993 – 1998), Ibrahimi ka punuar si pedagog i së drejtës administrative në fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe si specialist pranë Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

DEKRETI I PRESIDENTIT BAJRAM BEGAJ

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, listën përfundimtare të renditjes së kandidatëve të lejuar për kandidim dhe raportin e arsyetuar të renditjes së tyre, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë, e krijuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me mbarimin e mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo, shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 13413 datë 13.01.2022.

Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me vendimin nr. 46 datë 28.10.2022 ka vendosur miratimin e Listës Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e plotë e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 13.01.2022, si më poshtë:

Genti Ibrahimi                              88.38 pikë

Arta Vorpsi                                 88.22 pikë

Arta Marku                                 82.66 pikë

Presidenti i Republikës, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe duke vlerësuar nevojën për plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me Dekretin nr. 13877, datë 7.12.2022, ka vendosur që:

  1. Genti Ibrahimi të emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Pas