Është shtyrë për dirën e nesërme në orën 10:00 seanca në Gjykatë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Patizani”.
Më kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme ka zëvendësuar përsëri avokatin e Berishës, Artan Simoni.
Më herët, djali i Berishës, Shkëlzen Berisha publikoi një postim të avokatit Artan Simoni kundër ish-kryeministrit.
Vet Berisha i ka cilësuar shpifje akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij, duke i cilësuar si sulme politike nga kryeministri Edi Rama. /Opinion.al