Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-komandanti i Gardës: Dritarja e Kryeministrit u qëllua me blindshpues

2021/01/25 at 11:46 PM
në -U tha në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ish-komandanti i Gardës: Dritarja e Kryeministrit u qëllua me blindshpues

Në detyrën e Komandantit të Gardës, Ndrea Prendi ka qenë gjithashtu një prej personave të akuzuar për njërën prej vrasjeve te  kryera në protestën e 21 janarit, ku katër qytetarë humbën jetën. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Prendi tha se në momentin që është goditur me automjet, Garda ka qenë pa mbrojtjen e policisë.


Gjithashtu Prendi tha se nga piramida ku ndodheshin protestuesit është qëlluar me armë zjarri, ndërsa pohoi se dritarja e zyrës së Kryeministrit është qëlluar me plumb blindshpues, duke qenë se ishte një dritare e blinduar.

Pjesë nga intervista  

B: Garda e Republikës ka hapur zjarr dhe njëri prej anëtarëve të Njësisë Speciale ka thënë që urdhri ka ardhur në radio për të hapur zjarr, kush e ka dhëë këtë urdhër?

P: Nëse e keni fjalën për zotin Malaj, ai meqë e ka thënë që ka dëgjuar që dikush i ka thënë urdhër për hapjen e zjarrit është mirë që të thotë edhe emrin kush ka qenë.

B: Kush e jep komandën për të hapur zjarr?

P:Komandën e jep ligji për Gardën e Republikës, neni 25 i saj për përdorimin e armës së zjarrit.

B: Të 3 personat kanë hapur zjarr njëkohësit, sipas gazetarit Artan Hoxha gjë që lë të kuptohet që ishte e komanduar.

P: Unë kam shumë respekt për gazetarët por analiza e tyre është e pasaktë, sepse nuk e njohin Gardën dhe nuk i dinë deyrat e saj. Në momentin që Garda është goditur nga një mjet tip ”Benz”, dhe nëse nuk do të funksiononte ura anti terror e cila u dogj qëllimisht nga protestuesit, efektivët e Gardës do të ishin të shtypur nga automjeti dhe kjo do të ishte tragjedi.

Mbasi demostruesit shpërthyen derën e kryeministrisë e cila ishte e lidhur me zinxhirë, efektivët ishin nën zjarrin e shisheve molotov, mbasi dogjen vendrojen, atëherë Garda e Republikës ka hapur zjarr vetëm në ajër.

B: Më momentin që automjeti ka goditur derën e kryeministrisë nuk ka ndërhyrë garda…

P: Mund ta sqaroj dhe këtë fakt, në momentin që ne kemi qenë pa mbrojtjen e policisë… I kemi kërkuar policisë të kap zonën e saj për të shpërndarë protestuesit ata janë shprehur se nuk mund të futen dot sepse nuk kishin pajisjet e duhura dhe kishin shume efektiv të lënduar.

Prej kësaj efektivët e Gardës kanë ruajtur pozicionin e tyre, kanë njoftuar protestuesit me megafon të mos hyni në kryeministri dhe më pas është hapur zjarr.

B: A duhet të qëllonte garda sipas jush, sot 10 vite më pas të njëjtën bindje keni?

P: Para se të fillonte zjarri unë isha brenda në Kryeministri, dhe dola tek shkallët, aty pash një breshëri gurësh nga piramida dhe nga demostruesit nga maja e piramidës kam parë hapje zjarri.

B: Më cfarë armë?

P: Atë nuk e di, koha ishte afër muzgut

B: Ishte dhe një pretendim tjetër, që dritarja e Kryeministrit ishte e goditur me plumb?

P: Doja të vazhdoja pak këtë dhe rikthehem dhe aty. Në momentin që unë kam kthyer kokën majtas pashë derën e Kryeministrisë të shkatërruar, instiktivisht kam shkuar drejt zonës së nxehtë. Për habinë time ish-komandati i Gardës ishte mes protestuesve. I kam kërkuar me zë të lartë të dali jashtë sepse po shkelte rregullat. Jam qëlluar me molotov dhe kam dalluar ish-komandantin e Njësisë Special i cili ka qenë mbi 20 vite komandat i kësaj njësie.

B: Një sulmi me gur mund t’i kthehesh me plumba?

P: Garda ka qenë mbi 5 orë në një sulm të vazhdueshëm me goditje vdekjeprurëse gurësh, nëse s’do kishim pajisje mes Gardës do kishte viktima. Ka pautur goditje me shishe molotov, kishim informacion që në turm ka njerëz të armatosur dhe do të hapej zjarr. Më pas është tentuar nga njerëzit në demostrat të hidhet lënë eksplozive drejtë Gardës së Republikës.

B: Ku ishte lënda eksplozive, nuk e kemi pare…molotov?

P: Jo jo lëndë ekspolozive ushtarake. Një nga demostruesit, madje ishte femer, e ka ndaluar demostruesin tjetër për ta hedhur. Kemi patur goditje të dritares së Kryeministrit.

B: Për dritaren e Kryeministrit e keni marr vesh të nesërmen?

P: Jo unë e kam marr vesh atë ditë…është e vështirë të qëllosh dritaren e punës së kryeministrit sepse është e blinduar. Kjo lloj goditje dyshohet se është qëlluar me plumb blindshpuesh. Kjo dritare i ka kaluar Prokurorisë për hetim dhe nuk ka patur asnjë hetim.

B: Jeni i bindur që ka qenë me plumb blindshpuesh?

P: Në dyshimin tim si specialist ajo është goditur me plum blinshpues… Qendrueshmëria e forcave të Gardës ka bërë të mundur që avancimi të mos përparonte. Si rezultat i kësaj pengese demostruesit janë detyruar të sulmojnë me mjet për të na shtypur neve dhe të avancojnë brenda.

I ndodhur në krah të një gardisti i cili kishte marr pozicionin për të qëlluar ndaj shoferit të automjetit , instikitvisht i kam vënë dorën mbi sup dhe i kam thënë mos. Nëse do qëllohej mbi automjet do kishte shumë të lënduar. Në atë moment kemi menduar se mos ndoshta mjeti do të jetë i mbushur me eksploziv dhe shpërthimi do të ishte katastrofë./Opinion.al

 

 

Etiketa: ndrea prendi


Ju sugjerojmë

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë
Aktualitet

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë

15 Janar, 2026 12:49 pm
Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt
Bota

Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt

15 Janar, 2026 12:36 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Pezullimi i vizave migratore, reagon Ambasada Amerikane: Nuk preken vizat e vlefshme

15 Janar, 2026 11:41 am
E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori
Bota

E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori

15 Janar, 2026 11:38 am
Spiropali për vizat e SHBA: Nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve
Aktualitet

Spiropali për vizat e SHBA: Nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve

15 Janar, 2026 10:58 am
Danimarka do të forcojë praninë ushtarake në Groenlandë
Bota

Danimarka do të forcojë praninë ushtarake në Groenlandë

15 Janar, 2026 10:33 am
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Po transportonte me makinën e tij 60 kg kanabis, pranga 52-vjeçarit në Krujë

15 Janar, 2026 9:21 am
Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë
Bota

Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë

15 Janar, 2026 9:16 am
Në Iran vijojnë protestat, Trump: Regjimi mund të bjerë
Bota

Në Iran vijojnë protestat, Trump: Regjimi mund të bjerë

15 Janar, 2026 8:53 am
Rriten tensionet në Minneapolis, një oficer qëllon një emigrant
Bota

Rriten tensionet në Minneapolis, një oficer qëllon një emigrant

15 Janar, 2026 8:35 am
Para
Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për ditën e sotme, 26 janar 2021

Pasdite shtohen reshjet, qarqet më të rrezikuara

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Gjermani, teste të shpejta kundër COVID-19 në shtëpi

Gjermani, teste të shpejta kundër COVID-19 në shtëpi
















TE FUNDIT

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë
15 Janar, 2026

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona. Bëhet...

Lexo më shumë

Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt

Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt
15 Janar, 2026

Presidenti kolumbian Gustavo Petro konfirmoi të mërkurën se do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump më 3 shkurt...

Lexo më shumë

Pezullimi i vizave migratore, reagon Ambasada Amerikane: Nuk preken vizat e vlefshme

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
15 Janar, 2026

Ambasada Amerikane ka theksuar se DASH po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për...

Lexo më shumë

E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori

E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori
15 Janar, 2026

Ford ka pezulluar një punëtor i cili i bërtiti Donald Trump gjatë një vizite në fabrikën e saj të martën,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com