Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-këshilltarja e Trump dëshmon në hetimin për shkarkimin e tij

2019/10/14 at 10:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shtypi: “Ne nuk jemi armiqtë e popullit”, Trump këmbëngul: “Ju jeni e keqja e këtij vendi”

Dëshmia me dyer të mbyllura e së hënës e ish-ndihmëses së lartë të Presidentit Donald Trump për Rusinë dhe Evropën lidhur me hetimin që po kryen Kongresi për shkarkimin e Presidentit, ka hedhur ndoshta dritë mbi arsyet e shkarkimit në muajin maj të ish-ambasadores amerikane në Ukrainë Marie Yovanovitch.


Deri në muajin korrik, kohë kur ajo u largua nga Shtëpia e Bardhë, Fiona Hill shërbeu si këshilltare e lartë për Çështjet Evropiane dhe Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe ishte në dijeni të asaj çka ndodhte në prapa-skenën e politikës së jashtme amerikane. Avokati i saj Lee Wolosky tha që ajo ishte thirrur zyrtarisht nga komisioni i Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve dhe se kishte në plan t’u përgjigjej pyetjeve të ligjvënësve.

Javën e kaluar zonja Yovanovitch, një diplomate karriere e Departamentit të Shtetit, u tha ligjvënësve se zoti Trump e kishte larguar atë nga detyra bazuar në “informacione të pabaza e të rreme”, pasi avokati personal i zotit Trump, Rudy Giuliani kishte kritikuar efektshmërinë e punës së saj në Kiev.

Zoti Giuliani është përpjekur që të vërë në lëvizje autoritetet në Ukrainë që të hetojnë një nga kundërshtarët kryesorë politikë të zotit Trump, ish-nënpresidentin Joe Biden. Ai ka kërkuar të nisin hetimet lidhur me rolin që zoti Biden ka luajtur disa vite më parë në largimin e një prokurori ukrainas si dhe çdo lidhje që ai mund të ketë pasur me kompaninë ukrainase të energjisë “Burisma” ku djali i tij Hunter Biden shërbente si anëtar i bordit. Hunter Biden u largua nga bordi i Burisma-s disa muaj më parë. Si Joe Biden ashtu edhe djali i tij kanë hedhur poshtë çdo akuzë për shkelje të ligjit.

Gjatë një bisedë telefonike në fund të muajit korrikut presidenti Trump i pati kërkuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, që Kievi të hetojë zotin Biden dhe djalin e tij si dhe që të komunikojë për këtë çështje me zotin Giuliani si dhe Prokurorin e Përgjithshëm William Barr.

Sipas një përmbledhje të zbardhur të bisedës telefonike publikuar nga Shtëpia e Bardhë, zoti Trump i kishte thënë zotin Zelenskiy se:

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara ishte ‘problematike’ dhe se njerëzit me të cilët ajo merrej në Ukrainë ishin gjithashtu ‘probelmatikë’. Ka shumë zëra lidhur me djalin e zotit Biden dhe se Joe Biden ndaloi një hetim penal. Shumë njerëz duan të dinë lidhur me këtë… pra çdo gjë që mund të bësh me Prokurorin e Përgjithshëm do të ishte shumë e rëndësishme. Bideni shkoi gjithëandej duke u mburrur se e kishte penguar ndjekjen penale… kështu që a mund ta shihni këtë çështje….pasi mua më tingëllon e tmerrshme“, i kishte thënë zoti Trump homologut të tij.

Ende nuk dihet shumë mbi dëshminë e zonjës Hill të hënën në Kongres, por rrjeti televiziv NBC njoftoi paraprakisht se ajo kishte në plan të pohonte se zoti Giuliani dhe Gordon Sondland, ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian, kishin anashkaluar procesin normal që ndjekin politikat në hije mbi Ukrainën të Shtëpisë së Bardhë dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Zoti Sondland pritet të dëshmojë përpara ligjvënësve ditën e enjte.

Komisioni i zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve është ende në fazat e hershme të hetimit mbi të cilin do të vendosë për ngritjen ose jo të akuzave zyrtare për shkarkimin e presidentit Trump. Hetimet kërkojnë të hedhin dritë nëse zoti Trump ka shkelur interesat që lidhen me sigurinë kombëtare amerikane në një përpjekje për të fituar një mandat tjetër vitin e ardhshëm.

Joe Biden, i cili ka bërë thirrje për ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit Trump, është një nga pretendentët kryesorë për të qenë kandidati zyrtar i Partisë Demokratike për garën e ardhshme presidenciale përballë Donald Trump-it.

Hetimi u nxit nga ankimi i një informatori sekret të komunitetit amerikan të zbulimit lidhur me përmbajtjen e bisedës telefonike mes presidendit Trump dhe homologut të tij ukrainas. Por presidenti thotë se biseda e tij me zotin Zelenskiy ishte “perfekte”.

Kryetari i komisionit të Zbulimit në Dhomës së Përfaqësuesve Adam Schiff ka thënë më parë se informatori do të dëshmojë përpara ligjvënësve, por tashmë ai duket hezitues nëse një gjë e tillë do të ndodhë.

Në një postim në Twitter zoti Trump e kundërshtoi këtë gjë duke thonë se ai (informatori) duhet të dëshmojë për të shpjeguar siç tha ai se: “Pse ai e ka kuptuar gabim bisedën time me Ukrainën. I ka thënë Schiff ta bëjë këtë gjë? Ne duhet të gjejmë identitetin e informatorit për të përcaktuar se pse është bërë kjo”, shkruante zoti Trump.

Udhëheqësi amerikan citoi gjithashtu zotin Zelenskiy i cili ka deklaruar se nuk ka patur presion gjatë telefonatës me presidentin amerikan dhe se biseda mes tyre kishte qenë shumë normale. Presidenti e quajti jo për të parë hetimin një farsë./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
Thirrjet raciste, ndërpritet ndeshja Bullgari-Angli

Thirrjet raciste, ndërpritet ndeshja Bullgari-Angli

Kosova e papërmbajtëshme, fiton ndaj Malit të Zi

Kosova e papërmbajtëshme, fiton ndaj Malit të Zi

Shqipëria shkatërron me 4 gola Moldavinë

Shqipëria shkatërron me 4 gola Moldavinë
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com