Bota

Ish-këshilltari i Trump mohon akuzat: Duan të pengojnë ndërtimin e murit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:46 - 21/08/20 |
el ida

Ish këshilltari i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump, Steve bannon, doli para një gjykate në Manhatan pasi u akuzua për mashtrim. Në shfaqjen e tij të parë në gjykatë ai tha se ishte i pafajshëm.

“E gjithë kjo fiasko është për ta penguar njerëzit që duan të ndërtojmë murin”, u shpreh Steve Bannon.

Nga ana e tij, Presidenti Trump thotë se nuk di asgjë për fushatën e mbledhjes së fondeve apo për njerëzit që ishin përfshirë në të.

“Ndihemi shumë keq për të. Kam kohë që nuk merrem më me Bannon. Ja bëra të qartë mendimin tim në atë kohë.Nuk më pëlqente. Mendoj se është vertët dicka e trishtë”, shton Trump.

Sakaq, kundërshtarët e Trump në fushatën e Biden dhe Harris nxituan të nxjerrin në pah për lidhjet e Bannon me presidentin.

“Fushata e Biden-Harris. A ështe diçka e papritur që një tjetër prej bashkëpunëtoreve të ngushtë të tij në nivelet më të larta të qeverisë, paditet per shkelje. Fatkeqësisht jo”, shprehet Kate Bedingfield.

Bannon dhe tre persona të tjerë dyshohen se kanë përdorur për qëllime personale, përfshirë kirurgji plastike, golf dhe pagesa për një varkë, paratë e mijëra donatorëve për fushatën online ‘ne ndërtojmë murin’ nga e cila u mblodhën më shumë se 25 milionë dollarë.

Bannon shërbeu si këshilltari kryesor i fushatës presidenciale të Trump dhe më vonë shërbeu si shefi strategjik i Shtëpisë së Bardhë. Ai u shkarkua nga Presidenti në Gusht 2017./Opinion.al

Pas