Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ish-i i burrit na përndjek”, Adriana dyshuese ndaj të shoqit: Mos të ka vajtur mendja për atë?

2024/10/27 at 7:38 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ish-i i burrit na përndjek”, Adriana dyshuese ndaj të shoqit: Mos të ka vajtur mendja për atë?

Adriana ka kërkuar ndihmën e “Shihemi në Gjyq” për të gjetur një rrugë ndërmjetësimi mes saj dhe bashkëshortit, Bashkimit. Siç shpjegon ajo në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, problemi vjen prej ish-bashkëshortes së tij.


Adriana dhe Bashkimi vijnë nga martesa të mëparshme respektive dhe tashmë janë martuar bashkë. Adriana thotë se mendonte se do të gjente lumturinë, por është përballur me praninë e vazhdueshme të ish-bashkëshortes së tij në jetën e tyre që e shqetëson.

Adriana: Ish-gruaja e burrit tim na shfaqet kudo, na e ka bërë jetën shumë të vështirë, jo vetëm mua, por edhe burrit  tim. Kudo që të shkojmë, atë do ta kemi nga mbrapa, në çdo vend që të shkojmë, në çdo vend që të shkojmë ajo do të na shajë, do të na ofendojë me fjalët më fyese që mua nuk m’i lejon fjalori që t’i them, është shumë ofenduese për mua.

Eni Çobani: Zonja e parë e Bashkimit?

Adriana: Po, zonja e parë e Bashkimit. Tani ai në vend që të fillojë të marrë drejtim, rri shumë i qetë, nuk e di çfarë ka.

Ardit Gjebrea: Ju shan të dyve apo vetëm ty?

Adriana: Më shan edhe mua, shan edhe këtë, më thotë mua “ik, ik, ec para ti, s’ke punë, kush je ti, çfarë do ti”, gjithmonë pretendon nga ai shumë gjëra, pretendon para, nuk e di çfarë ka ose është e betuar të më ndajë mua me atë. Bashkimi duhet të flasë, nuk e di tani.

Ardit Gjebrea: Po Bashkimi ç’faj ka në këtë mes?

Adriana: Bashkimi nuk e di, duhet të jetë më i zoti që t’i tregojë vendin asaj. Nëse do të jetojë me atë, të shkojë me atë, nëse do të jetojë me mua, të vijë me mua, nuk e di. Unë dua të jetoj e lumtur, nuk jam e lumtur, jam në gjendje shumë depresive nga të gjitha anët.

Çifti është i martuar prej 5 vitesh. Adriana tregon se e ka gjetur të ndarë Bashkimin, ndërsa ky i fundit shton se pjesë e problemit është fakti që shtëpitë e tyre dhe ish-gruas së tij janë pranë. Kjo bën që çifti dhe ajo të rastisin shpesh dhe të ndodhin takime të pakëndshme.

Bashkim: Kjo del të bëjë pazare, e takon rrugës atë, edhe unë kur dalim.

Ardit Gjebrea: Më fal, ti kur del rrugës, e takon atë?

Adriana: Ku di unë, mbase e takon.

Bashkim: Unë them që mundet të rastisë se jemi afër.

Ardit Gjebrea: E qartë, them që kur e takon ia jep dorën, e takon?

Adriana: E takon si s’e takon ai!

Ardit Gjebrea: Po armiq nuk janë!

Adriana: Si nuk janë armiq, po ta takojë shpesh?! Jo do të lajmë tokat, jo do të ndajmë shtëpinë, jo do të ndajmë këtë. Vajti kaq vjet kjo z. Ardit, njeriut i jepet një drejtim. Ta bëjë pra ndarjen e pasurisë, të bëjë çfarë të dojë, jo ta takojë atë  një më dy në rrugë, unë s’do të merrem me atë. Edhe unë jam e frustruar ashtu, s’mund të jetoj në atë mënyrë unë! Unë kam besim pra por ka ikur besimi nga bashkëshorti im, si mund të jetoj unë?

Eni Çobani: Kur ka filluar ky shqetësim, që nga dita e parë?

Adriana: Që nga dita që kam ardhur unë, ashtu ka filluar ai, një e më dy takonte atë. Tani duhet të ndajnë pasurinë, kanë pronat, kanë shtëpinë qës’e kanë ndarë akoma. Në qoftë se do të ndajë pasurinë, të shkojë në gjyq, të hapë seancë gjyqësore të bëjë çfarë të dojë, jo të takojë atë zonjën. Ore, mos të ka vajtur mendja për atë ty? Ik merre, aty e ke!

Bashkim: Jo, për atë jo, mund të gjej ndonjë tjetër./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
Bota

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

26 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
Rajoni

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

26 Dhjetor, 2025 4:31 pm
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

26 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin
Kronikë

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin

26 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve
Aktualitet

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

26 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Bota

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida

26 Dhjetor, 2025 2:23 pm
VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej
Bota

VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

26 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Para
Ishte në ndjekje të një personi, polici qëllohet me dy plumba në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë

Berisha: Sot u bënë 300 ditë që Rama urdhëroi Skapistët të vendosin arrestin në shtëpi, por dështuan

Berisha: Sot u bënë 300 ditë që Rama urdhëroi Skapistët të vendosin arrestin në shtëpi, por dështuan

U shënuan 8 gola, por Interi dhe Juventusi bëjnë paqe

U shënuan 8 gola, por Interi dhe Juventusi bëjnë paqe
















TE FUNDIT

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
26 Dhjetor, 2025

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të...

Lexo më shumë

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
26 Dhjetor, 2025

Autoritetet greke kanë shpëtuar gjithsej 52 emigrantë në dy operacione të ndryshme në detin Egjé, ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen...

Lexo më shumë

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
26 Dhjetor, 2025

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin  Yoon Suk-Yeol. Ai akuzohet për...

Lexo më shumë

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
26 Dhjetor, 2025

Nga bilbordet me mesazhin “Trump, serb”, te zhgënjimi. Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), tarifat për produktet nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com