Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-hotel Dajti/ Prokuroria nis hetimet për tenderin korruptiv të BSH-së

2017/06/14 at 4:25 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sejko: Rritja ekonomike nuk vjen nga BSH, por nga qeveria

Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimet për tenderin për rikonstruksionin e ish–Hotel Dajtit, një projekt që kushton 16 milionë euro.


Organi i akuzës do të hetojë për dy akuza të rënda: atë të shkeljes së barazisë në tendera dhe atë të shpërdorimit të detyrës.

Objekt i hetimit do të jetë mënyra si është zhvilluar tenderi për rikonstruksionin e godinës, që është dhënë një kompanie, emri i së cilës vazhdon të mbahet sekret nga Banka e Shqipërisë.

Mësohet se hetimet kanë si bazë të parë shqyrtimin e gjithë dokumentacionit dhe mënyrën se si është përcaktuar zhvillimi i tenderit për Hotel Dajtin.

Banka e Shqipërisë reagoi të martën për të sqaruar për herë të parë pas dy muajve të gjithë procesin e rikonstruksionit të këtij objekti.

Por në sqarimin e saj nuk thuhet se procedura e prokurimit te godinës të jetë miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës, ashtu siç nënvizohet se Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar vetëm projektin që ka kushtuar rreth 705 mije euro.

Sipas ligjit, është këshilli mbikëqyrës ai që e përcakton proceduren e prokurimit, siç ka vepruar edhe në rastin e rikonsturksionit të Bankës Qendrore, me vendimin numër 68.

Guvernatori i Bankës, thotë se këshilli mbikëqyrës nuk e firmos procedurën e prokurimit, por shton se gjithçka është bërë si në rastin e prokurimit të rikonstruksionit të godinës qëndrore.

GENT SEJKO, Guvernator i Bankës së Shqipërisë: “Këshilli Mbikëqyrës nuk firmos procedurë prokurimi. Normalisht gjithçka është bërë sipas ligjit, sipas rregullores. Gjithçka është në përputhje me ligjin, gjithçka është në përputhje me procedurën.”

-Zoti Guvernator përse këshilli nuk ka miratuar llojin e procedurës “Tender Ndërkombëtar i Kufizuar”, njësoj siç ka bërë në vendimin për selinë qendrore?

– “Njësoj është miratuar.”

– Te vendimi i vitit 2015-të nuk është miratuar procedura “Tender Ndërkombëtar i Kufizuar”.

-“Gjithçka është bërë në përputhje me ligjin dhe në përputhje me rregulloren. Ne raportojmë çdo vit përpara Komisionit të Ekonomisë dhe jemi subjekt auditi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.”

Vendimi i datës 1 prill të vitit 2015-të, thotë se Këshilli ka miratuar “realizimin e objektit të prokurimit “Rikonstruksioni i godinës së ish-hotel “Dajtit”, nëpërmjet një kontrate me kohëzgjatje deri në 3 vjet”, por nuk ka përmendur asnjë procedurë prokurimi.

Banka e Shqipërisë refuzoi për 2 muaj me radhë të jepte sqarime për tenderin dhe e mbajti atë lart transparencës ndaj publikut, duke shtuar dyshimet për mënyrën e zhvillimit të tij. Nëse tenderi është zhvilluar në respekt të ligjit, do të jenë hetimet e prokurorisë së Tiranës që do të hedhin më në fund dritë mbi këtë çështje. Pritet që prokuroria të marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë në procedurat e tenderit 16 milionë eurosh. /tv Klan

Etiketa: BSHhetimeish-hotel dajtitender


Ju sugjerojmë

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza
Bota

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza

23 Shtator, 2025 12:12 pm
Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…

23 Shtator, 2025 12:04 pm
Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur
Bota

Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur

23 Shtator, 2025 11:16 am
Protestë e dhunshme, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano
Bota

Protestë e dhunshme, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano

23 Shtator, 2025 11:10 am
Britania propozon ndalimin e qëndrimit të përhershëm për emigrantët
Bota

Britania propozon ndalimin e qëndrimit të përhershëm për emigrantët

23 Shtator, 2025 10:41 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kryesore

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt,Këshilli Bashkiak i Tiranës shqyrton kërkesën e PS

23 Shtator, 2025 9:41 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Në burg prej 5 vjetësh, ndërron jetë në QSUT 33-vjeçarja

23 Shtator, 2025 9:39 am
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Përplasen dy makina, humb jetën një person në Shijak

23 Shtator, 2025 8:14 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të martë

23 Shtator, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 shtator 2025

23 Shtator, 2025 8:10 am
Para
Vetingu/ Zgjidhen 7 anëtarët  e Kolegjit të Apelimit

Vetingu/ Zgjidhen 7 anëtarët e Kolegjit të Apelimit

Korea e Veriut masakron një 22 vjeçar nga Amerika

Korea e Veriut masakron një 22 vjeçar nga Amerika

Shuma marramendëse që shpenzoi çifti Clooney për sigurinë e binjakëve

Shuma marramendëse që shpenzoi çifti Clooney për sigurinë e binjakëve
















TE FUNDIT

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza

Izraeli godet kampin e refugjatëve në Gaza
23 Shtator, 2025

Izraeli ka kryer një tjetër sulm ajror ndaj një kampi refugjatësh në Gaza, në të njëjtën kohë kur në Nju...

Lexo më shumë

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…
23 Shtator, 2025

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak, Dorian Teliti, tha se vendimi i Partisë Socialiste për të mos lejuar praninë...

Lexo më shumë

Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur

Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur
23 Shtator, 2025

Të paktën 37 persona u vranë mbrëmë në Rripin e Gazës gjatë një operacioni ushtarak izraelit, raportoi transmetuesi libanez Al...

Lexo më shumë

Protestë e dhunshme, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano

Protestë e dhunshme, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano
23 Shtator, 2025

Disa qytete të Italisë kanë përjetuar momente tepër dramatike. Mijëra italianë dolën në rrugë në një protestë pro Palestinës, të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com