Thomas Kahlenberg, ish-lojtari i kombëtares së futbollit të Danimarkës, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Ish-futbollisti është futur në karantinë, ndërsa kohët e fundit ai ishte kthyer nga një udhëtim në Amsterdam, ku dyshohet se është infektuar me koronavirus.
Ish-futbollisti nuk ishte i vetëdijshëm se ishte mbartës i virusit dhe të dielën e kaluar mori pjesë në ndeshjen Brondby- Lyngby, ku sipas “Daily Mail”, dyshohet se mund të ketë infektuar 13 persona.
Klubi i Brondby-t është shprehur se 13 personat janë vendosur menjëherë në karantinë, pasi Kahlenberg rezultoi pozitiv me koronavirus.
Ndërkohë, në një deklaratë të klubit të Lyngby thuhet se në listën e 13 personave janë edhe 3 futbollistët: Martin Ornskov, Kasper Jorgensen dhe Patrick da Silva, të cilët kishin pasur kontakte me Kahlenberg./ Opinion.al