Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, është emëruar në krye të Departamentit për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.
Hajnaj ka drejtuar BKH-në për 5 vite ndërsa mandati i saj përfundoi më 1 shtator 2025.
Para se të emërohej në krye të BKH-së, Aida Hajnaj mbante postin e zv.drejtoreshës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit.

















