Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-Drejtori i Kufirit: Pse ndodhi grabitja dhe çfarë duhet bërë

2019/04/10 at 10:47 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-Drejtori i Kufirit: Pse ndodhi grabitja dhe çfarë duhet bërë

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ish-Drejtori i Policisë së Kufirit, Pëllumb Nako e cilëson ngjarje të rëndë grabitjen e vlerave të mëdha monetare në pistën e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Shqipëri. Duke bërë një analizë edhe të grabitjes së parë, thuajse të njëjtë në pistën e aeroportit, eksperti i sigurisë shprehet se nuk është përmirësuar asgjë sa i takon nivelit të sigurisë.


“Thelbi qëndron në faktin se për fat të keq, institucionet e lidhura me sigurinë publike dhe kombëtare, përgjithësisht kur ndodhin incidente, puna e parë që bëjnë është të gjejnë kurbanët, të cilave do t’u ngarkohet përgjegjësia për t’u prerë kokat dhe për të filluar procedimin penal “për shpërdorim detyre”. Në këtë moment fillojnë dhe shfletohen gjithë aktet nënligjore, udhëzimet dhe praktikat për të përcaktuar përgjegjësinë. Kjo është në fakt normale, por aspak e mjaftueshme. Sepse gjithçka mbyllet sapo fashitet zhurma e medias dhe presioni i opinionit publik”, ka thënë Nako.

Por çfarë mund të bëhet? Pëllumb Nako shprehet se hartimi i një ligji të posaçëm për sigurinë në aeroportin “Nënë Tereza” do të ishte hapi i parë për garantimin e sigurisë.

“Mbarë opinioni publik tashmë është i njohur me ligjin e hartuar nga qeveria “Mbi masat shtesë për sigurinë”. Ky ligj detyron të gjitha entet private dhe shtetërore, por sidomos private, që të adoptojnë masa sigurie plotësuese për të parandaluar rrezikun e shtuar, duke përfshirë këtu teknologji dhe burime njerëzore. Ky ligj nuk parashikon diçka të tillë për Aeroportin e Rinasit. Pra, nuk do të ishte ndonjë problem i pakalueshëm apo i madh nëse hartohej një ligj, pse jo i veçantë, për sigurinë e Aeroportit të Rinasit. Në bazë të këtij ligji koncesionari të detyrohet ta ndajë gjithë hapësirën aeroportuale, që menaxhon në zona të ndryshme sigurie dhe me nivel të ndryshëm. Pra, t’i kategorizojë ato nga më e ulëta deri te më e larta dhe për çdo kategori të përcaktojë edhe llojin e teknologjisë që duhet përdorur për të garantuar sigurinë absolute. Po ashtu, të përcaktojë qartë edhe teknologjinë që duhet përdorur në menaxhimin e hyrje-daljeve të njerëzve dhe mjeteve në portat hyrëse dhe dalëse, ku të eliminohen maksimalisht hyrjet e pakontrolluara dhe sidomos me dhunë, si në rastet konkrete. Kjo, sepse porta prej hekuri, lehtësisht e shkallmueshme që u shqye herën e parë, ka ngelur e njëjtë edhe sot. Nëse koncesionari detyrohet me ligj dhe këtu zgjidhjet teknike janë pa fund, të përdorë teknologji të nivelit të duhur për të garantuar sigurinë e rrethimit dhe të hyrje-daljeve në pistë, rreziqe të tilla zerohen, jo thjesht minimalizohen. Më pas vijnë edhe zgjidhjet nëpërmjet burimeve njerëzore, ku forca policore që garanton sigurinë e aeroportit të ketë një status trajnimi dhe rekrutimi të hartuar me kujdes”, është shprehur Pëllumb Nako./Opinion.al

Etiketa: drejtori i kufiritkufiripellumb nakopolicia


Ju sugjerojmë

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës
Aktualitet

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës

24 Qershor, 2025 3:35 pm
Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…
Aktualitet

Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…

24 Qershor, 2025 3:21 pm
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 2:48 pm
Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit
Aktualitet

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

24 Qershor, 2025 2:44 pm
Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa
Aktualitet

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa

24 Qershor, 2025 2:29 pm
Plazh me mushkonjat në Divjakë
Aktualitet

Plazh me mushkonjat në Divjakë

24 Qershor, 2025 2:26 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Goditi punonjësen e OSHEE-së, ndalohet pas dy muajsh 38-vjeçari

24 Qershor, 2025 2:17 pm
Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan
Aktualitet

Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

24 Qershor, 2025 2:05 pm
Kosovë/Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë
Rajoni

Kosovë/Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

24 Qershor, 2025 2:00 pm
Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s
Bota

Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s

24 Qershor, 2025 1:51 pm
Para
Abuzimet me tenderët, rektori i UBT-së shkon në Prokurori

Abuzimet me tenderët, rektori i UBT-së shkon në Prokurori

Video/Për çfarë u nxeh Besi me Xhensilën? “Fike atë telefon, mos lër nam”

Ditëlindja ndryshe e Xhensilës, këtë vit festoi në një vend të veçantë

Zbulohet identiteti i personit të vrarë dje gjatë grabitjes

Zyrtare, personi i vrarë gjatë grabitjes në Rinas është Admir Murataj
















TE FUNDIT

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës
24 Qershor, 2025

Porti i Durrësit ka pritur këtë të martë një tjetër mjet luksoz lundrimi. Bëhet fjalë për super-jahtin “Andromeda”, i hedhur...

Lexo më shumë

Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…

Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…
24 Qershor, 2025

Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka njoftuar se është përjashtuar nga provimi me zgjedhje një maturant, i një prej gjimnazeve...

Lexo më shumë

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
24 Qershor, 2025

Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar në vend pas tërmetit të mëngjesit të sotëm në Shqipëri. Mësohet se rreth orës...

Lexo më shumë

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit
24 Qershor, 2025

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka bërë një deklaratë publike pas akuzave ndaj tij sa i takon çështjes së sterilizimit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com