Ish-drejtori i CIA-s dhe gjenerali amerikan David Petraeus thotë se SHBA-ja dhe aleatët e saj do të shkatërrojnë forcat ruse në Ukrainë dhe do të fundosin flotën ruse në Detin e Zi nëse Vladimir Putin përdor armë bërthamore.
Gjatë një interviste televizive, ish-drejtori i CIA-s , tha se ai nuk ka diskutuar me këshilltarin e sigurisë kombëtare, Jake Sullivan, për reagimin e SHBA-së ndaj një përshkallëzimi bërthamor nga Rusia.
“Nëse do të ndodhte diçka e tillë, ne do të përgjigjeshim duke udhëhequr NATO-n në një përpjekje kolektive që do të shkatërronte çdo forcë konvencionale ruse që ne mund të shohim dhe identifikojmë në frontet e Ukrainës dhe Krimesë dhe çdo anije të tyre në Detin e Zi. “tha Petraeus.
Paralajmërimi vjen disa ditë pas kërcënimeve të Putinit. I pyetur nëse përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë do të tërhiqte SHBA-në dhe NATO-n në luftë, Petraeus tha se ndërsa neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut mbi mbrojtjen kolektive nuk do të zbatohej, pasi Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, megjithatë SHBA dhe NATO do të reagonin.