Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika është paraqitur ditën e sotme në SPAK ditën e sotme.
Ai ka qëndruar rreth 30 minuta brenda ambienteve të SPAK.
Në një deklaratë për mediat, pas daljes nga SPAK u shpreh se u mor në pyetje për një procedurë në kohën kur drejtonte ARRSH-në.
Kujtojmë se Xhika është akuzuar gjatë kohës që ka qenë drejtor i ARRSH lidhur me abuzimet më të mëdha në rrugën Tiranë-Elbasan, që ishte kontraktuar për t’u ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me 400 milionë euro.