Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur ish-deputetin e PS, Alqi Bllako edhe për dosjen e Inceneratorit të Tiranës. Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se Bllako është nën akuzë për korrupsion në dy raste.
Mësohet se prokurori Dritan Prençi i ka komunikuar akuzën Bllakos pak ditë më parë . Ish-ligjëvnësi i PS ndodhet në burg prej rreth dy vitesh, i dënuar për Inceneratorin e Fierit .
Në muajin prill të 2024, SPAK çoi për gjykim 12 prej të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës. Konkretisht ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshin, Erjon Murataj, Bledar Karolin, Taulant Tushën, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj si dhe Silena Tolën. Organi i akuzës i komunikoi atyre akuzën “shpërdorim detyre”.
Koka, Bllako, Tusha dhe Karoli ndodhen në masën “arrest në burg”, ndërsa Alba Thoma, Ballgjini, Temali, Kondi, Abeshi dhe Tola në masën “arrest në shtëpi”. Namik Simixhiu ka masën “detyrim paraqitje”.
Për inceneratorin e Elbasanit Alqi Bllako u shpall i pafajshëm nga shkalla e parë, ndërsa për inceneratorin e Fierit ai u dënua me 4 vite, dënim i cili zbriti në 2.8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.