Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-deputeti Arben Çuko në gjykatë: Po më bëjnë Kurban për integrimin

2018/10/25 at 9:29 AM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkë me ish-drejtorin e Bugjeve në pranga dhe shoferi i tij

Dy ish-deputetët e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Arben Çuko kanë qendruar pranë njëri-tjetrit në sallën e gjyqit, ndërkohë që gjatë fjalës së tyre nuk kanë pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria. Mësohet se Çuko ka pretenduar se po bëhen kurban të integrimit të vendit në Bashkimin Europian, me qëllim krijimin e raporteve se qeveria ka vullnetin për të luftuar korrupsionin. Çuko i ka kërkuar gjyqtarit Biba, që ta lirojë nga qelia dhe të qëndrojë në një masë më të butë, pasi gjatë kryerjes së detyrës së tij, si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, nuk ka kryer asnjë shkelje dhe jo më të kishte transferuar një të dënuar. Sipas tij transferimi i Olsi Karagjozit është bërë shumë muaj me vonesë, vetëm pasi ai është përfshirë në një konflikt me një polic, në ambientet e brendshme të burgut të Burrelit.


Përgjimet ndaj Çukos

Fabula që ka çuar në arrestimin e Çukos është zbuluar krejt rastësisht teksa në hetim dhe përgjim ishin pjestarët e një grupi kriminal që merrej me trafik dorge dhe vepra të ndryshme penale.

Sipas hetuesve gjithçka ka nisur në burgun e Burrelit ku i arrestuari si vrasës me pagesë, Olsi Karagjozi, ka takuar fillimisht Denis Llaftiun. Pas takimit Karagjozi i ka bërë kërkesë Llaftiut të ndërhyjë me lidhjet e tij tek Drejtori i Përgjithshëm që ky i fundit ta transferojë. Fill pas kësaj porosie Denis Llaftiu takon shoferin e Çukos, shtetasin me emrin Qerim Musha.

Kjo marrëveshje mes Llaftiut dhe shoferit të Çukos do të kryhej kundrejt përfitimit 3 mijë euro dhe një automjeti. Olsi Karagjozi pas marrëveshjes ka bërë një kërkesë me shkrim dhe këtë kërkesë ja ka dorëzuar shtetasit artur balla, balla ja ka dhënë denis llaftiut dhe më pas llaftiu ja ka dorëzuar shoferit që kishte rolin e negociatorit ose “urës lidhëse” për llogari të Çukos siç e quan prokuroria.

Nga hetimet ka rezultuar se paratë 3 milionë lekë (të vjetra) dhe një automjet i janë dhënë Ballës, ai ja ka kaluar Llaftiut dhe Llaftiu ja ka kaluar shoferit të Çukos Qerim Mushës. Kur ishte rënë dakord që Karagjozi të transferohej kjo s’ka ndodhur menjëherë dhe në këtë moment të interesuarit janë shqetësuar duke filluar dhe komunikimet telefonikë. Telefonata i është bërë direkt drejtorit Arben Çuko nga drejtori burgut Burrelit i quajtur Fatjon./ Burimi: Shqiptarja.com

Etiketa: Arben Cukogjykate


Ju sugjerojmë

Topalli i përgjigjet Ballës:S’të kam takuar kurrë, kontrollove Bashën në çdo lëvizje
Politikë

Topalli i përgjigjet Ballës:S’të kam takuar kurrë, kontrollove Bashën në çdo lëvizje

3 Shkurt, 2026 12:55 pm
“Jozefinë, mos bëj sikur të dhemb shpirti”, Balla:Bashkëpunuam në 2021 kundër Saliut
Politikë

“Jozefinë, mos bëj sikur të dhemb shpirti”, Balla:Bashkëpunuam në 2021 kundër Saliut

3 Shkurt, 2026 12:53 pm
Balla i përgjigjet kreut të PD: Je non grata nga SHBA dhe na bën si i ndershëm
Kryesore

Balla i përgjigjet kreut të PD: Je non grata nga SHBA dhe na bën si i ndershëm

3 Shkurt, 2026 12:52 pm
Berisha: Kuvendi ka kryer grusht shteti, jeni bërë ushtarë të Ballukut
Kryesore

Berisha: Kuvendi ka kryer grusht shteti, jeni bërë ushtarë të Ballukut

3 Shkurt, 2026 12:51 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Boçi-PS: Ultimatumi që vendoset, turp
Kryesore

Komisioni për Reformën Territoriale, Boçi-PS: Ultimatumi që vendoset, turp

3 Shkurt, 2026 10:58 am
“Territorialja”/Balla afat PD deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision
Kryesore

“Territorialja”/Balla afat PD deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

3 Shkurt, 2026 10:55 am
“Interpelancat detyrim, me Ballukun ka 2 vjet që e mbani pezull”, Shehaj: Skandal
Kryesore

“Interpelancat detyrim, me Ballukun ka 2 vjet që e mbani pezull”, Shehaj: Skandal

3 Shkurt, 2026 10:52 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë, dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari

3 Shkurt, 2026 9:21 am
PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë
Kryesore

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë

3 Shkurt, 2026 8:35 am
Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein
Bota

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein

3 Shkurt, 2026 8:31 am
Para
“Arben Ndoka rrahu sot ish-deputetin e PS-së në Lezhë”

Zbardhet dëshmia, Ndoka: Kërkova të marr në përdorim tokën në bregdet

Këngëtari shpjegon pse ai dhe e shoqja kanë dalë me të tjerë gjatë lidhjes

Këngëtari shpjegon pse ai dhe e shoqja kanë dalë me të tjerë gjatë lidhjes

Drake i dërgoi mesazh Capital T, por nuk është rastësi, ja nga njihen ata

Drake i dërgoi mesazh Capital T, por nuk është rastësi, ja nga njihen ata
















TE FUNDIT

Probleme me ujin e pijshëm, banorët e Tërovës së Maliqit në protestë

Probleme me ujin e pijshëm, banorët e Tërovës së Maliqit në protestë
3 Shkurt, 2026

Prej më shumë se dy javësh banorët e fshatit Tërovë në Maliq përballen me një situatë të pazakontë që lidhet...

Lexo më shumë

Dyshime të reja e portretizojnë Jeffrey Epstein si agjent të KGB-së dhe Mossad-it

Dyshime të reja e portretizojnë Jeffrey Epstein si agjent të KGB-së dhe Mossad-it
3 Shkurt, 2026

Ajo që dikur shihej thjesht si një rreth i mbyllur individësh jashtëzakonisht të pasur të përfshirë në abuzime seksuale, po...

Lexo më shumë

“SHBA, e përgatitur të ndërmarrë veprime kundër Iranit”

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
3 Shkurt, 2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka paralajmëruar sërish Teheranin se Pentagoni është “më se i përgatitur” për të ndërmarrë...

Lexo më shumë

Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjetet sociale

Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjetet sociale
3 Shkurt, 2026

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, njoftoi të martën planet për të ndaluar të miturit nën 16 vjeç të hyjnë në platformat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com