Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-çifti që mund të shkatërrojë Hillary-n, 10 ditë para zgjedhjeve

2016/10/31 at 11:54 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ish-çifti që mund të shkatërrojë Hillary-n, 10 ditë para zgjedhjeve

NGA FEDERICO RAMPINI


Pse FBI hapi hetim? Agjentët zbuluan vetëm kohët e fundit mijëra emaile të reja gjatë një hetimi paralel: ai ndaj Anthony Weiner, bashkëshorti i këshilltares së Hillary Clintonit (Huma Abedin), i cili dyshohet se i ka dërguar sms erotike një 15-vjecareje. Gjatë atij hetimi kanë sekuestruar kompjuterin e Ëeiner dhe aty kanë gjetur shkëmbime emailesh me bashkëshorten, që në një farë mënyre përfshijnë edhe Hillary Clintonin.

* Çfarë ka në ata emaile? Nuk e dimë dhe ndoshta nuk e di as FBI. Duhet kohë për t’i lexuar pasi janë me mijëra.

* A mund të ndikojë votimin? Sipas demokratëve, kreu i FBI po përpiqet ta bëjë. Eshtë praktikë e konsoliduar që FBI të mos përhapë lajme që ndikojnë në zgjedhje. Në korrik, republikanët e kishin akuzuar Comeyn, kreun e FBI, se po favorizonte Clintonin.

* A mund të ketë ndikim pas zgjedhjeve? Nëse fiton Clintoni, Trumpi mund t’i kontestojë zgjedhjet për shkak se pothuaj 20 milionë amerikanë kanë votuar tashmë, para se të plasë sërish skandali email-gate.

Nëse Hillary Clintoni do të rrëzohet një hap larg finishit, faji do të jetë i këtij çifti. Huma Abedin, këshilltarja shumë e ngushtë me origjinë indiane, pothuaj një vajzë e adoptuar për Hillary Clintonin. Dhe ish bashkëshorti i saj, Anthony Weiner.

Anthony Weiner, “enfant prodige” i politikës njujorkeze, deri disa vite më parë ishte nisur drejt një karriere brilante. Por nuk e lanë surprizat prej seksomani virtual, skllav i fotografive erotike që i bënte vetes, një narcisist si Donald Trumpi, por në një botë digjitale, ku organi mashkullor mund të udhëtojë bashkëlidhur sms-ve. Anthony dhe Huma, për vite të tërë kanë qenë dy yje, të pandashëm dhe shumë të pëlqyer në sallonet e Manhatanit, një çift fituesish, fytyrat ideale për brezin e ri të Partisë Demokratike: shumetnike, shumëfetare, ultraliberalë.

Ai hebre, ajo myslimane. Ai aktor, argëtues, shumë popullor mes bazës së pakicave kyçe (zezakëve, hispanikëve, homoseksualëve”. Ajo tip i tërhequr, e ndrojtur, por shumë e vlerësuar nga bashkëshortët Clinton, një eminencë gri e vërtetë. Ai, në kolegjin e tij, njujorkez, ishte përzgjedhur plot shtatë herë në Dhomën e Deputetëve, nga 1999 deri në 2011, me përqindje plebishitare (60% e lart). Ende i ri (sot është 52 vjeç), në vitin 2010 doli në pah në sallë në Kongresin e Uashingtonit, për një fjalim të ashpër kundër obstruksionizmit të republikanëve, që bllokonin reformën shëndetësore në Barak Obamës.

Për Huma Abedinin- e lindur në Michigan 40 vjet më parë nga prindër indianë, por që fëmijërinë dhe adoleshencën ka kaluar në Arabinë Saudite-Hillary thoshte: “Unë kam vetëm një vajzë, Chelesea; po të kisha patur një tjetër do të kishte qenë ‘Huma’. Të dyja janë të pandalshme, që nga fushata e primareve e vitit 2008, në departamentin e Shtetit, sot është numri dy i stafit të saj elektoral.

Miqësia është kaq intime-vetëm Huma është autorizuar të hyjë në dhomën e gjumit të Clintonit për seanca pune natën vonë, thonë ata të ekipit të saj, saqë ka pasur dhe ndonjë tabloid që ka imagjinuar ndonjë marrëdhënie përtej miqësore.

Marrëzi, mbi të gjitha në dritën e lidhjes pothuaj patologjike që Abedin kishte për të shoqin. Martesa civile mes të dyve, në vitin 2010 u pagëzua nga Bill Clintoni, si vulë e aleancës familjare.

Përralla magjike e çiftit Weiner-Abedin fillomn të bëhet tragjikomike në qershor 2011, më pak se një vit pas martesës. Dalin mesazhet e para të tij me përmbajtje seksuale: nuk ka sens të konsumuar, por një orgji me selfie, në të cilat u dërgon fanseve të tij, fotografi të pjesëve të veta intime.

Weiner detyrohet të dorëhiqet nga Dhoma e Ulët. Dy vjet më vonë provon të riniset në zgjidhjet primare të Partisë Demokratike për t’u bërë kryebashkiak i Nju Jorkut. Kronikën e fushatës së tij surreale të vitit 2013 e ka ofruar ai vetë në dokumentarin “Weiner”, i cili ka patur një sukses të moderuar në sallat e Manhatanit.

Në atë dokumentar, janë të shfaqura kontradiktat e çiftit, me një mizori shtangëse. Ai pengohet menjëherë nga një rishfaqje e skandaleve seksuale, me gra të tjera që zbulojnë se kanë patur korrespondenca të gjata përmes celularëve, aty kua ai ka ekspozuar të mbathurat e gjëra të tjera. Huma e mbështet,e mbron me këmbëngulje, e filmuar nga i shoqi në kalvarin e tij. Mos vallë Hillary e do shumë edhe prej kësaj?

Në fakt ka pakëz psikanalizë që duhet të bëhet përreth marrëdhënies së Clintonit dhe këshilltares së saj të preferua, gra të “binjakëzuara” nga fati, të detyruara të mbrojnë karrierat e tyre politike nga aventurat e bashkëshortëve. Burra të dobët, ndoshta të sëmurë(mbi të gjitha Winer), e megjithatë gjenialë: ashtu si Billi, edhe Anthony ishte një politikan i talentuar. Nëse do të kishte fituar ai zgjedhjet për kryebashkiak, me siguri do të kish qenë më efikas se sa Bill de Blasio. Marrëdhënia e tyre zgjati deri pak muaj më parë. I takova të dy në konventën e Partisë Demokratike në Filadelfia, në fund të korrikut.

Pavarësisht se karriera e tij politike ishte goditur rëndë për së dyti, Anthony vinte vërdallë mes të famshmëve të parisë, shumë i kërkuar prej gazetarëve. I mprehtë, argëtues, me batutën gjithmonë gati. Huma vendosi të shpallë ndarjen ligjore vetëm një muaj më vonë, kur dolën fotografi të tjera: i bënte foto vetes gjysme lakuriq, ia dërgonte një admirueseje ndërkohë që në shtrat në krah të tij flinte djali i vogël.
La Repubblica/Bota.al



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Zeneli, sërish në Top11

Zeneli, sërish në Top11

I zakonshmi Berisha, shënon tre gola në një ndeshje

I zakonshmi Berisha, shënon tre gola në një ndeshje

Nxënësen shqiptare e zbresin nga avioni. Shkak pasaporta shqiptare?

Nxënësen shqiptare e zbresin nga avioni. Shkak pasaporta shqiptare?
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com