Shqiptarja, e cila u godit 7 herë me thikë nga ish-bashkëshorti në një autobus në Itali. E reja ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, por sapo ka hapur sytë ajo ka pyetur për fëmijët e saj.
“Shpresoj të dal nga spitali shpejt dhe të shoh përsëri fëmijët e mi, nuk do t’i lë më kurrë. Ku janë fëmijët e mi, si janë?”, këto ishin fjalët e saj të para teksa vazhdon të jetë e shtruar në spitalin Sant’Andrea në La Spezia.
Mediat italiane shkruajnë se pranë saj është gjendur avokati, Massimiliano Leccese i cili e qetësoi shqiptaren duke i thënë: Ata janë të mirë.
Ndërkohë, disa qindra metra më tutje, ish-bashkëshorti Sokol Begaj, 37 vjeç, shqiptar ndodhet në qeli në burgun e vilës Andreino, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.
“Ai është në një gjendje të vështirë psikologjike sepse nuk mund ta kuptojë se çfarë ka ndodhur”,-thotë avokati i tij, Cristian Falconi.
Një ditë para ngjarjes, çifti kishte arritur një marrëveshje jashtëgjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve.
“Ata kishin ardhur së bashku. Dukej se kishin gjetur mirëkuptim. Kemi parë kaq shumë çifte që grinden për kujdestarinë e fëmijëve. Ata nuk e bëjnë. Dhe pastaj ata u larguan së bashku. Gjithçka dukej e qetë”,-thonë avokatët./Opinion.al