InstaBIZ

Ish bashkëshortët e Jennifer Aniston nuk shkëputen dot prej saj


               Publikuar në : 19:09 - 12/02/19 |
b.f

Jennifer Aniston është një nga femrat më të dëshiruara të Hollyëood-it. E bukur, seksi, e zgjuar, e talentuar dhe me humor, Jen i ka të gjitha.

Aktorja e ‘Friends’ dje festoi 50 vjetorin, por mbetet po aq sharmante sa në episodin e parë të serialit.

Fillimisht u shkruajt në media se Jennifer Aniston dhe Brad Pitt ishin takuar në ditëlindjen e aktores për ta festuar së bashku. Ai u pa duke hyrë në festë me një kapele, por nuk arriti  t’i shpëtojë paparacëve. Të tjerë personazhe të famshëm si Ellen Degeneres, Katy Perry, Gëyneth Paltroë, Robert Doëney, Reese Ëitherspoon etj ishin në festë.

Ndërsa Justin Theroux, bashkëshorti nga i cili Aniston u divorcua në shkurt të 2018-ës, i dedikoi një urim në Instagram. Bashkëngjitur fotos së saj, Theroux shkruajti:

“Gëzuar ditëlindjen kësaj gruaje të fortë, të dashur dhe të mirë…. dhe plot humor. Të dua!”

Në fakt nuk ka asgjë për të mos u dashur Jennifer ndaj i kuptojmë fare mirë edhe Brad, edhe Justin./E.L

Pas