Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet ku një vajzë 16-vjeçare është dhunuar nga tre djem, mes tyre dhe ish-bashkjetuesi i saj, të cilët më pas kanë tentuar ta djegin me benzinë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një pallati në Tiranë.
Uniformat blu kanë vënë në pranga shtetasit E. H dhe D.M ndërsa në kërkim është shpallur ish-bashkëjetuesi A. Çela, 25 vjeç.
”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E. H., dhe D. M., si dhe referuan materialet e shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., 25 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje (ish-bashkëjetuesja e shtetasit A. Ç.), si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë)”, njofton policia./Opinion.al