Aktualitet

Ish-anëtari i KPA, Luan Daci kërkon pafajësi në apelin e GJKKO


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:51 - 25/01/21 |
Doriana Çepunaj

Është zhvilluar këtë të hënë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm seanca për çështjen e Luan Dacit, ish-anëtar i KPA.

Gjatë seancës avokatët kanë bërë mbrojtjen dhe kanë paraqitur argumentet duke theksuar se nuk ka vepër penale.

Ndërkohë, Gjykata vendosi që seanca e radhës të mbahet më 5 shkurt. Mësohet se seanca është shtyrë për konkluzione të prokurorisë.

Kujtojmë se Luan Daci u dënua nga shkalla e parë me 1 vit shërbim prove dhe pezullim nga detyra me akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Ai e ka apeluar vendimin, duke kërkuar pafajësi në Apel./Opinion.al

Pas