Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

2025/07/14 at 10:57 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën me gazetarin, Blendi Fevziu, në “Opinion” ka risjellë në kujtesën e gjithë atyre shqiptarëve që jetuan në atë kohë vështirësitë që hasën gjatë periudhës së qëndrimit në ambasadën gjermane, me shpresën për një jetë më të mirë.


Nga mungesa e ujit, ushqimit tek kushtet higjienike, tregojnë dëshirën e madhe të shqiptarëve për liri e mundësi më të mira ekonomike.

Ndër të tjera, Daum, tha se kushtet higjienike ishin vështirësia më e madhe në atë kohë, teksa ndan detaje nga jetesa në ato ditë.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Kjo do të ishte pyetja ime e radhës. Si arrinit të gjenit uji, ushqim, bukë? Të paktën bukë… Si arrinit të gjenit bukë për 3199 veta? Këtu mund të shikojmë se si flinin brenda ambasadës.

Werner Daum: Po, kështu ka qenë. Fatkeqësisht unë nuk jam Jezu Krishti. Siç e dini Jezusi u predikoi një herë njerëzve dhe më duket se kishte diku te 3000 njerëz, pak më pak nga ata që ishin këtu. Ishte pasdite dhe njerëzit ishin të uritur dhe ndodheshin në shkretëtirë. Pra Jezusi shumëzojë 5 copa buke dhe 2 peshq në mënyrë që të gjithë, që të 3000 vetat të hanin. Fatkeqësisht unë nuk jam Jezusi. Pra, uji u ndërpre plotësisht.

Blendi Fevziu: U ndërpre nga qeveria…

Werner Daum:Po, nga qeveria. Fatmirësisht përballë kishim shtëpitë tona. Njerëzit e mi, të rinjtë, sidomos personat e sigurisë sillnin ujë. Nuk mjaftonte për tu larë. Ishte vetëm për të pirë.

Blendi Fevziu: Ishte vetëm për të pirë. Po. Ka qenë shumë vapë. Ka qenë korrik.

Werner Daum: Ka qenë korrik. Korriku. Ka qenë korrik. Ka qenë vapë. Temperaturat ishin mbi 30 gradë. Mes automjeteve tona kishim një autobus Volksëagen. Çdo ditë njerëzit e mi shkonin në qytet dhe 2-3 ditët e para patën mundësinë që të blinin bukë.

Blendi Fevziu: Përreth qytetit…

Werner Daum: Po. Megjithatë pas 2 ditësh qeveria ndaloi… të gjitha dyqanet i përkisnin shtetit dhe qeveria i ndaloi…

Blendi Fevziu: Ndaloi shitjen e bukës ndaj njerëzve tuaj.

Werner Daum: Ndaloj shitjen e bukës ndaj njerëzve të mi. Ajo që ndodhi më 5 apo 6 korrik ishte që shqiptarët thyen dritaret e furrave të bukës, morën gjithë bukën nga aty dhe mbushën autobusin tonë. Kështu ndodhi. Sigurimi nuk ndërhyri. Më vonë. 10 vite më vonë takova një prej shqiptarëve që prej shqiptarëve që punonin te Ministria e Jashtme. Në atë kohë ishte ambasador në Londër. Edhe unë u vendosa në Londër. Ai më tha se qeveria dhe ushtria dhe Ramiz Alia kishin vendosur të ndërhynin ushtarakisht ndaj ambasadës tonë. Në atë kohë nuk e kisha kuptuar. Diçka e tillë nuk u bë dhe meritat i takojnë Reiz Malile pasi ai e ndaloi diçka të tillë dhe tha se duhet të gjejmë një zgjidhje tjetër.

Blendi Fevziu: Nuk jam i sigurt nëse Reiz Malile ishte mjaftueshëm i fortë për ti thënë diçka të tillë Ramiz Alisë.

Werner Daum: Nuk e di. Unë mendoj dhe kam dëgjuar se ka qenë ai i cili e bindi të kunatin e tij, Ramiz Alinë, të mos më sulmonte ambasadën. Do të ishte e tmerrshme.

Blendi Fevziu: Sulmi ndaj Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë, Republikës së Italisë, Republikës së Francës dhe ambasadat e tjera ka qenë thuajse e pamundur. Ishin 11 ambasada të angazhuara me krizën e Republikës në vende të ndryshme nëpër Tiranë…

Werner Daum: Dhe tërë bota ishte duke parë…

Blendi Fevziu: Po. Tërë bota ishte duke parë dhe tërë Shqipëria ishte gati për të shpërthyer ngaqë aty kishin njerëzit e tyre, kushërinjtë, fëmijët…

Werner Daum: Sidoqoftë do të kishte qenë fundi i qeverisë nëse do të kishin ndërmarrë një sulm të tillë. Shqiptarë të ndryshëm të cilët donin liri për veten, kushte më të mira ekonomike, liri për vendin e tyre dhe mendonin se Gjermania mund ta ndihmonte vendin e tyre dhe mund të sillte lirinë në vendin e tyre. Të gjithë ishin shumë të mirë. Nuk keni përmendur problemin më të madh. Problemi më i madh nuk ishte as uji, as ushqimi. Problemi më i madh ishte kushtet higjienike. Nuk mund ta imagjinoni dhe nuk kam për të dhënë detaje por fatmirësisht njerëzit e mi të sigurisë ishin rekrutuar nga ushtria, pra e dinin çfarë të bënin. Hapnin trase me gjatësi 10-15 metra të cilat përdoreshin…

Blendi Fevziu: Për nevojat personale…

Werner Daum: Për nevojat personale dhe pasdite mbusheshin me dhè dhe hapej një trase e re.

Blendi Fevziu: Kjo është çmenduri. Është e jashtëzakonshme. Dhe ata mbijetuan të paktën 8 ditë.



Ju sugjerojmë

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
-U tha në Opinion

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

4 Nëntor, 2025 10:28 pm
Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
Bota

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

4 Nëntor, 2025 10:01 pm
Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
Bota

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

4 Nëntor, 2025 8:49 pm
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
Bota

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

4 Nëntor, 2025 7:56 pm
Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
Kryesore

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

4 Nëntor, 2025 7:46 pm
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

4 Nëntor, 2025 7:16 pm
Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat
Kronikë

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat

4 Nëntor, 2025 6:49 pm
LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje
Rajoni

LVV-ja propozon Konjufcën si mandatar, partitë e tjera insistojnë në zgjedhje

4 Nëntor, 2025 6:22 pm
Para
Kush ishte ambasadori gjerman që mbajti 3200 shqiptarë në ambasadë? – 14 Korrik 2025

Kush ishte ambasadori gjerman që mbajti 3200 shqiptarë në ambasadë? – 14 Korrik 2025

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025

Parashikimi i motit për sot, 15 korrik 2025
















TE FUNDIT

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
4 Nëntor, 2025

Në homazh të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nano i cili u nda nga jeta më 31 tetor,...

Lexo më shumë

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
4 Nëntor, 2025

Dick Cheney, ish-nënkryetar i SHBA-së dhe një nga arkitektët kryesorë të politikave të “Luftës kundër Terrorizmit”, ka lënë pas një...

Lexo më shumë

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
4 Nëntor, 2025

Erling Haaland rikthehet përballë të kaluarës së tij këtë të mërkurë në mbrëmje, kur Manchester City pret Borussia Dortmundin në...

Lexo më shumë

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
4 Nëntor, 2025

Rreth 520 milionë fëmijë në gjithë botën kanë jetuar në zona konflikti më 2024, 47 milionë më shumë sesa në vitin paraprak,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com