PRISHTINE- “Ne jemi të gatshëm të ulemi në çdo moment të bisedojmë me opozitën dhe të gjendet zgjidhja mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. I bëjë thirrje opozitës të ulemi të diskutojmë në Kuvend. Ne jemi të përkushtuar që të mos ketë më gaz lotsjellës në Kuvend dhe se fotografitë e ditëve të fundit të mbesin në të kaluarën”. Kështu është shprehur Kryeministri kosovar Isa Mustafa një ditë pas takimin me John Kerryn.