Ironia e kryeministrit Edi Rama për gjendjen e rrugëve për shkak të reshjeve të dëborës ka sjellë dhe reagimin e Partia Demokratike
Përmes një postimi në Twitter, PD thotë se kryeministri nuk ka bërë asgjë për Shqipërinë.
Sipas selisë blu, PD do të sjellë ndryshimin dhe Rama do humbas më 25 prill.
“Ndërsa Shqipëria ka ngecur në baltë, proparama nuk e humb mundësine për të bërë asgjë për Shqipërinë. Edi nuk ka asnjë zgjidhje për vendin. Ne do të sjellim ndryshimin në Shqipëri. Më 25 prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë”, shkruan Partia Demokratike./ Opinion.al