Aktualitet

Ironia e Ramës, Dimitrievski: Duhet t’i kërkojë falje opinionit maqedonas



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:47 - 12/06/22 |
Opi Nion

Maksim Dimitrievski, kryetari i Komunës së Kumanovës e ka cilësuar si të papranueshme ironinë e kryeministrit Edi Rama për bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë se Veriut në proceset euro-integruese.

“Shakaja” e Ramës është e papranueshme, ai i ka borxh që t’i kërkojë falje kryeministrit dhe mbarë opinionit maqedonas. Kovaçevski në vend të buzëqeshjes duhet të kthejë me reciprocitet dhe të kërkojë falje. Heshtja është më shumë se një turp! Kështu mendoni për ndërtimin e një Ballkani të Hapur?”, ka shkruar Dimitrievski në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se Rama me shaka e prezantoi kryeministrin e Maqedonisë Dimitar Kovacevski me kancelarin gjerman Olaf Scholz si kryeministër i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”.

Ndërsa kryeministri grek ishte duke prezantuar kancelarin gjerman me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama ndërhyn në moment dhe tregon me gisht se Kovaçevski do të jetë kryeministri i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”.

Më herët ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili i cilësoi reagimet në Shkup si histeri dhe “sherr mjehanesh mes tymit të qofteve.”

Pas