Viktima e parë e zjarrit që përfshiu kullën 24-katëshe në Londër është identifikuar. Bëhet fjalë për një refugjat sirian, të quajtur Mohammed Al Haj Ali, 25 vjeç. Ali është një prej 17 viktimave të konfirmuara dhe i pari që u identifikua. Një miku i tij la një mesazh prekës për refugjatin pasi mori vesh lajmin e hidhur.
“I shpëtove Assadit, i shpëtove luftës, vetëm për të vdekur nga një zjarr në kullë, jam i pafjalë” – ka qënë mesazhi prekës për 25 vjeçarin që humbi jetën.
Ali është viktima i parë i identifikuar nga ky incident që deri më tani i ka marrë jetën 17 personave duke plagosur shumë të tjerë. Frika më e madhe e autoriteteve mbetet numri i madh i viktimave që pritet të konfirmohen në vazhdim./Opinion.al