Kronikë

Ironi tragjike në vrasjen e Shkodrës/ Viktima i kishte dhënë armën shokut


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:20 - 21/08/20 |
Al Do

Sherri banal për dy karrige dhe një parkim i kushtoi jetën 23-vjeçarit Gledis Kraja në Shkodër disa ditë më parë.

Ai u qëllua gabimisht nga shoku i tij i ngushtë me breshëri por ironitë me këtë ngjarje nuk mbarojnë këtu. Sipas asaj që raporton “Shqiptarja”, Gledis Kraja, ka gjetur një armën me të cilën Stjuart Smakaj do të qëllonte më vonë ndaj tij.

Konflikti ka nisur kur puntorët e një mobilierie shkuan të dorëzonin disa mobilje në shtëpinë e vëllezërve Smakaj. Sebastian Smakaj nis sherrin me drejtuesin e automjetit për parkimin e furgonit. Situata u qetësuar vetëm momentalisht pasi grupi i punëtorëve u largua. Por ata konstatuan se kishin harruar të dorëzonin dy karrige. Sherri vijoji kur u bë dorëzimi i tyre por përsëri punëtorët do të largoheshin.

Në një moment të tretë përpara shtëpisë së vëllezërve Smakaj do të vinin një nga punëtorët dhe bashkëpronari i kompanisë për të sqaruar konfliktin. Por gjakrat nuk janë ulur, përkundrazi, sherri vijoi nën kërcënimin e armëve dhe nga kati i dytë i hyrjes së pallatit, Stjuart Smakaj qëllon me armë ndaj punëtorëve të mobiljerisë.

Armën atij ja kishte gjetur pak më parë Gledis Kraja, personi që mbeti viktimë e breshërisë./ Opinion.al

Pas