Këngëtarja potente e skenës shqiptare, Irma Libohova e cila njihet për këngët e saj të shkëlqyera, por edhe për çmimet e para në shumë festivale ka folur edhe për vështirësitë që këngëtaret hasnin vite më parë, sa i përket pamjes së jashtme.
Nëse ju e njihni Irmën si një artiste që vishet me shumë stil dhe bukur, (madje që i stilon edhe vetë veshjet e saj), në vitet ’90 nuk ka qenë kështu.
“Rrobat që vishja në festivale i merrja nga gratë e lagjes dhe nëse ato kishin një pamje më moderne nga se ishim mësuar të shikonin, atëherë as nuk jua kthenja më mbrapsht”, ka treguar duke qeshur këngëtarja e njohur shqiptare në programin Top Show, ku ishte e ftuar për të folur rreth nostalgjisë së hiteve të viteve ’90.