Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Irlanda e Veriut një vit pa qeveri

2018/01/10 at 11:22 PM
në Aktualitet, Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Irlanda e Veriut një vit pa qeveri

Feja dhe gjuha, kombësia dhe të drejtat e qytetarëve – ka shumë çështje, për të cilat irlandezoveriorët kanë mosmarrëveshje. Dhe dhe një vit pas krizës qeveritare dhe zgjedhjeve të reja vendi është ende pa qeveri.


Pothuajse 20 vjet pas të ashtuquajturës Marrëveshja e Paqes së të Premtes së Mirë, politika e Irlandës së Veriut vazhdon ende të dominohet nga nacionalistët në njërën anë dhe nga unionistët nga ana tjetër. Nacionalistët e ndjejnë tradicionalisht veten si qytetarë irlandezë dhe janë pro ribashkimit me Irlandën, ndërsa unionistët e konsiderojnë veten si qytetarë britanikë dhe duan të vazhdojnë të jenë pjesë e Britanisë së Madhe. Por dy palët armiqësore gjatë konfliktit e qeverisën vendin në koalicion për pothuajse nëntë vjet. Deri një vit më parë, kur  shkaku për krizën qeveritare u bë një program për nxitjen e energjive të rinovueshme.

Partia Republikane Irlandeze Sinn Fein e konsideronte atë si harxhim të kotë taksash prej rreth 500 milionë euro dhe i kërkoi kryeministres Arlene Foster të partisë protestante DUP (Democratic Unionist Party) të jepte dorëheqjen. Për shkak se Foster nuk e pranoi këtë, kreu i partisë Sinn Fein, Martin McGuiness, i cili ndërkohë ka vdekur, dha dorëheqjen si zëvendëkryeministër dhe koalicioni qeverisës u shpërbë.

Përgjegjësi tek qeveria rajonale e Londrës

Pas zgjedhjeve në mars të vitit 2017 kaluan disa herë afatet për të formuar një qeveri të re dhe për këtë shkak ministri për Irlandën e Veriut i Britanisë së Madhe, pjesë e së cilës është edhe Irlanda e Veriut, vendosi që përkohësisht t’i transferonte disa përgjegjësi tek qeveria rajonale e Londrës. Tani pak para se kriza qeveritare iralandezoveriore të mbushë vitin, ministri për Irlandën e Veriut, James Brokenshire, shpalli dorëheqjen.

Të gjitha këto zhvillime po ndodhin edhe në prag të Brexitit, i cili do ta ndajë sërish ishullin. Kjo për faktin se Republika e Irlandës është anëtare e Bashkimit Europian, kurse Irlanda e Veriut, si pjesë e Britanisë së Madhe, do të dalë nga BE-ja.

Ndikime masive në rajon

Pra kufiri i jashtëm i BE-së do të kalojë në të ardhmen përmes ishullit, gjë që mund të sjellë ndikime masive në rajon. Pas Marrëveshjes së Paqes së të Premtes së Mirë kufiri u hap, pasi që nga viti 1969 kishte qenë i mbyllur masivisht prej trupave britanike. Shkak për këtë qe shtimi i dhunës në konfliktin e Irlandës së Veriut. Britania e Madhe e mbylli kufirin për të parandaluar kontrabandën e armëve nga kampe sekrete në Republikën e Irlandës për në Irlandën e Veriut.

Jonathan Powell, ndërmjetësuesi i Marrëveshjes së Paqes së të Premtes së Mirë, tha në intervistë për DW se “trazirat e mëdha nuk do të kthehen, por ne po e minojmë marrëveshjen politike që kemi arritur, dhe kjo do të ishte katastrofike. Nëse do të rivendosen vendkalime kufitare, do të na duhen gjithashtu roje kufiri dhe ata mund të janë në shënjestër të atentatorëve. Do të ketë më shumë sulme dhe kaos. Në Irlandën e Veriut vërtet nuk ka luftë civile, por ne ende kemi dhunë. Dhe sot në Belfast ka edhe më shumë mure që ndajnë popullsinë sesa në kohën kur u nënshkrua Marrëveshja e së Premtes së Mirë”.

Premtime nga Londra

Kryeministrja Theresa May i ka premtuar partisë protestante DUP një miliardë paund shtesë për Irlandën e Veriut, por kjo ka shkaktuar reagimin e politikanëve të Uellsit dhe të Skocisë që thonë se përse një ndihmë e tillë do t’i jepet vetëm Irlandës së Veriut dhe jo edhe rajoneve të tyre.

E vështirë për t’u realizuar në praktikë është edhe premtimi i kryeministres Theresa May, që ajo do t’i lejojë Irlandës së Veriut të gëzojë si të drejtat si pjesë përbërëse e Britanisë së Madhe edhe të drejta si një rajon faktikisht i posaçëm. Kjo do të thoshte që ose Britania e Madhe të mbetet pjesë e tregut të brendshëm dhe bashkimit tregtar të BE-së, ose të imitojë ligjet që ekzistojnë mes vendeve anëtare të BE-së./DW/

 

Etiketa: irlanda e veriutnje vit pa qeveri


Ju sugjerojmë

Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës
Aktualitet

Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës

26 Qershor, 2025 9:38 pm
Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket
Aktualitet

Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket

26 Qershor, 2025 9:13 pm
Mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia
Aktualitet

Mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia

26 Qershor, 2025 6:44 pm
Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila: Doktor, më janë shtuar mbështetësit
Aktualitet

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila: Doktor, më janë shtuar mbështetësit

26 Qershor, 2025 5:45 pm
Mjekët: Kureshtja për drogën shtyn të rinjtë
Aktualitet

Mjekët: Kureshtja për drogën shtyn të rinjtë

26 Qershor, 2025 4:30 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Aktualitet

GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut

26 Qershor, 2025 3:46 pm
Mjekët: Aksidentet me monopatinë, kambanë alarmi
Aktualitet

Mjekët: Aksidentet me monopatinë, kambanë alarmi

26 Qershor, 2025 3:33 pm
Mbi 30 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Matematikës
Aktualitet

Matura Shtetërore 2025/Publikohen notat e provimit të Matematikës: 673 ngelës dhe…

26 Qershor, 2025 3:14 pm
Gara e BKH-së, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët
Aktualitet

Skualifikimet nga gara e BKH/ SPAK publikon emrat e kandidatëve që vazhdojnë garën

26 Qershor, 2025 2:50 pm
Merrte kredi me ID të qytetarëve duke u prezantuar si…arrestohet e reja në Lezhë
Aktualitet

Merrte kredi me ID të qytetarëve duke u prezantuar si…arrestohet e reja në Lezhë

26 Qershor, 2025 2:31 pm
Para
Çfarë mendim keni për iphone XC?

Çfarë mendim keni për iphone XC?

Zbuloni çfarë tregojnë ëndrrat tuaja rreth seksit!

Zbuloni çfarë tregojnë ëndrrat tuaja rreth seksit!

Si duhet t’i konsumoni vezët, të skuqura apo të ziera?

Si duhet t'i konsumoni vezët, të skuqura apo të ziera?
















TE FUNDIT

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
26 Qershor, 2025

Samitin e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përdori për të përcjellë një mesazh të qartë: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit...

Lexo më shumë

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
26 Qershor, 2025

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani,...

Lexo më shumë

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
26 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan po diskutohet çmimi i apartamenteve në Tiranë dhe në bregdet. Pjesë...

Lexo më shumë

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
26 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, më 25 qershor”, në kryeqytet, ku një makinë përplasi dy monopatinë. Si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com