Gjithçka dukej e qetë pas ndarjes pak kohë më parë të çiftit Irina Shayk dhe Bradlay Cooper. Megjithatë duket se modelja seksi ka gati ‘hakmarrjen’ e saj për aktorin dhe regjisorin e njohur.
Sipas mediave të huaja Irina ka shumë për të treguar lidhur me marrëdhënien e saj me Cooper. Shumë shtëpi botuese i kanë ofruar Shayk bashkëpunim me shuma të majme për të treguar çdo gjë për Cooper në një libër.
“Në fillim ajo mendoi se kjo do të ishte diçka e keqe, por tani është e mendimit se duhet ta nxjerrë të vërtetën në dritë dhe pse jo të përfitojë pak prej saj në të njëjtën kohë. Bradley e ka dëgjuar se ajo po punon për diçka dhe e di se ajo do të shkruajë se sa partner i lig dhe i fokusuar pas punës ishte ai”, -janë shprehur burime pranë saj.
Aludimet për probleme mes tyre nisën që në vitit 2017 kur ai filloi xhirimet e prodhimit kinematografik “A Star is Born” së bashku me këngëtaren Lady Gaga. Më pas në çdo dalje të tyre, edhe në ndarjen e çmimeve Oscar dukej sikur Cooper dhe Gaga po flirtonin gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin./Opinion.al/