Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Irani vë kushte për kthim në marrëveshjen bërthamore

2021/02/07 at 3:06 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Irani vë kushte për kthim në marrëveshjen bërthamore

Irani po vë kushte për zbatimin e marrëveshjes bërthamore me fuqitë perëndimore. Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të heqin të gjitha sanksionet, nëse duan që Irani të kthehet në marrëveshjen bërthamore. Njoftimi është bërë nga televizioni shtetëror iranian.

“Pasi të shohim se sanksionet janë hequr, atëherë ne do t’i kthehemi zotimeve tona“, ka thënë Khamenei. Më herët ministri i Jashtëm i Iranit i kërkoi Uashingtonit të veprojë shpejt për t’u kthyer në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Ai ka thënë se “koha po kalon për amerikanët”, duke e ndërlidhur me zgjedhjet që pritet të mbahen në qershor në Iran. Parlamenti Iranian miratoi një legjislacion në dhjetor i cili e detyron qeverinë të fuqizojë programin bërthamor, nëse SHBA-ja nuk i lehtëson sanksionet deri më 21 shkurt.

“Ne nuk kemi nevojë të kthehemi në tryezën e negociatave. Amerika është ajo që duhet të gjejë rrugën për të ardhur në tryezë“, ka thënë kryediplomati iranian. Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore më 2018 dhe filloi rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit.

Trump pati thënë se marrëveshja ishte e negociuar keq dhe se ajo i mundësonte Iranit të zhvillojë armë bërthamore. Si përgjigje, Teherani gradualisht ka shkelur pjesë të paktit. Muajin e kaluar, Teherani rifilloi pasurimin e uraniumit në 20 për qind – një nivel që kishte arritur para marrëveshjes.

Administrata e presidentit, Joe Biden, po shqyrton mënyrat për t’u kthyer në marrëveshje. Biden ka thënë se nëse Teherani kthehet në përputhje të plotë me paktin, Uashingtoni do ta pasonte, por Teherani ka thënë se së pari Uashingtoni duhet të lehtësojë sanksionet./REL

Ju sugjerojmë

Rama foli për fashat e energjisë, Tabaku:E kaluan lumin e zgjedhjeve dhe ndihen të sigurt
Politikë

Dorëheqjet, Tabaku: Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të …

22 Korrik, 2025 7:03 pm
Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm
Rajoni

Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm

22 Korrik, 2025 6:44 pm
Ukraina ashpërson kontrollin ndaj agjencive kundër korrupsionit
Bota

Ukraina ashpërson kontrollin ndaj agjencive kundër korrupsionit

22 Korrik, 2025 6:28 pm
Ish-mbrojtës i Fiorentinës gjendet i vdekur në shtëpi, dyshohet për vetëvrasje
Sport

Ish-mbrojtës i Fiorentinës gjendet i vdekur në shtëpi, dyshohet për vetëvrasje

22 Korrik, 2025 6:12 pm
Deklarata e Lapajt, reagon Shabani: Unë nuk dua më të bëhem deputet!
Kryesore

Deklarata e Lapajt, reagon Shabani: Unë nuk dua më të bëhem deputet!

22 Korrik, 2025 5:49 pm
Akuzat e reja për ndikim mbi dëshmitarët, Hashim Thaçi: Nuk do të deklarohem!
Rajoni

Avokatët e ish-krerëve të UÇK ankohen se kanë pak kohë për përgatitjen e mbrojtjes

22 Korrik, 2025 5:37 pm
Kryeministri Rama ndan pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë!
Aktualitet

Kryeministri Rama ndan pamjet: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë!

22 Korrik, 2025 5:20 pm
Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, Osmani i drejtohet Kushtetueses
Rajoni

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, Osmani i drejtohet Kushtetueses

22 Korrik, 2025 5:08 pm
Aktualitet

Shkeljet me tenderat e UBT-së, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur

22 Korrik, 2025 4:59 pm
Përfshihet nga flakët e zjarrit pylli i fshatit Leminot në Maliq
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e zjarrit pylli i fshatit Leminot në Maliq

22 Korrik, 2025 4:43 pm
Para
COVID-19/ Kosova raporton 14 viktima dhe 560 raste të reja

Covid/249 raste të reja, 3 viktima në Kosovë

I dha 1000 € shkuesit për t’i gjetur nuse, Afrimi tregon ç’ndodhi më pas

I dha 1000 € shkuesit për t’i gjetur nuse, Afrimi tregon ç'ndodhi më pas

IGJEUM: Reshje intensive në këto qarqe për tre ditët në vijim

Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për javën e ardhshme

TE FUNDIT

Dorëheqjet, Tabaku: Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të …

Rama foli për fashat e energjisë, Tabaku:E kaluan lumin e zgjedhjeve dhe ndihen të sigurt
22 Korrik, 2025

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetin e saj social në Facebook, lidhur me dorëheqjet masive të kryetrarëve të...

Lexo më shumë

Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm

Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm
22 Korrik, 2025

Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se,...

Lexo më shumë

Ukraina ashpërson kontrollin ndaj agjencive kundër korrupsionit

Ukraina ashpërson kontrollin ndaj agjencive kundër korrupsionit
22 Korrik, 2025

Ligjvënësit ukrainas kanë vendosur për ashpërsimin e kufizimeve ndaj dy agjencive kryesore kundër korrupsionit, duke rritur shqetësimet lidhur me zotimet...

Lexo më shumë

Ish-mbrojtës i Fiorentinës gjendet i vdekur në shtëpi, dyshohet për vetëvrasje

Ish-mbrojtës i Fiorentinës gjendet i vdekur në shtëpi, dyshohet për vetëvrasje
22 Korrik, 2025

Celeste Pin, ish-mbrojtës i njohur i Fiorentinës, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare. Mediat italiane raportojnë se Pin dyshohet t’i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com