Irani ka varur rreth 20 të burgosur myslimanë të sektit sunni, të cilët i ka akuzuar për përfshirje në sulme të armatosura.
Mediat shtetërore atje kanë raportuar se ata janë ekzekutuar në grup të martën që shkoi, dhe se kanë qenë përgjegjës për vrasjen e grave dhe fëmijëve në mesin e viteve 2009 dhe 2011.
Irani, i cili ka një shumicë myslimane shiite, vetëm vitin e kaluar ka ekzekutuar të paktën 977 njerëz, sipas Amnesty International.
Grupet për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar ekzekutimin e tyre, duke thënë se procesi i tyre gjyqësor ka qenë i padrejtë.