Televizioni shtetëror iranian, raporton se nuk do të ketë takim mes presidentit iranian, Hasan Rohani dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump në Kombet e Bashkuara.
Duket se edhe pse Shtëpia e Bardhë ka lënë të hapur mundësinë për ndonjë takim në mes të dy liderëve, Irani e mohon një gjë të tillë.
“Ky takim as nuk është pjesë e agjendës tonë dhe as nuk do të ndodhë. Një takim i tillë nuk është planifikuar”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mousavi, teksa i ka konsideruar absurde deklaratat senatorit republikan, Lindesy Graham./Opinion.al