Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Irani: SHBA do mbajë përgjegjësinë nëse Izraeli sulmon objektet tona bërthamore

2025/05/22 at 4:32 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Irani: SHBA do mbajë përgjegjësinë nëse Izraeli sulmon objektet tona bërthamore

Shtetet e Bashkuara do të mbajnë përgjegjësi ligjore në rast se Izraeli kryen sulm ndaj objekteve bërthamore të Iranit, ka thënë të enjten ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi.

Araqchi reagoi pasi CNN raportoi se Izraeli mund të jetë duke u përgatitur për të kryer sulme në Iran.

Irani dhe SHBA-ja, aleatja më e madhe e Izraelit, do ta zhvillojnë rundin e pestë të bisedimeve bërthamore të premten në Romë.

Uashingtoni thotë se pasurimi i uraniumit nga Irani mund të përdoret për të zhvilluar bomba bërthamore, por Teherani e mohon këtë.

Duke cituar burime të inteligjencës, CNN raportoi të martën se nuk është ende e qartë nëse Izraeli ka marrë vendim përfundimtar për ndonjë veprim ushtarak, dhe se zyrtarët amerikanë kanë mendime të ndryshme nëse izraelitët do të vendosin në fund për ta sulmuar Iranin.

“Irani e paralajmëron fuqishëm regjimin sionist të Izraelit kundër çdo aventure. Dhe, [ne] do të përgjigjemi në mënyrë vendimtare ndaj çdo kërcënimi apo veprimi të paligjshëm nga ky regjim”, tha Araqchi në një letër drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Araqchi tha se Irani do ta cilësojë Uashingtonin si “pjesëmarrës” në çdo sulm të tillë, dhe se Teherani do të detyrohet të marrë “masa të veçanta” për t’i mbrojtur objektet dhe materialet e tij bërthamore, nëse kërcënimet vazhdojnë.

Sipas tij, Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) do të njoftohet më pas për këta hapa.

Megjithëse Araqchi nuk tregoi se cilat masa po shqyrtoheshin, një këshilltar i liderit suprem të Iranit tha në prill se Teherani mund të pezullonte bashkëpunimin me IAEA-n ose ta transferonte materialin e pasuruar në vende të sigurta dhe të panjohura.

Në një deklaratë të publikuar të enjten, Garda Revolucionare e Iranit paralajmëroi se Izraeli do të përballet me një “përgjigje shkatërruese dhe vendimtare” nëse e sulmon Iranin.

“Ata po përpiqen të na trembin me luftë, por po keqllogarisin sepse nuk janë të vetëdijshëm për mbështetjen e fuqishme popullore dhe ushtarake që republika islamike mund ta mobilizojë në kushte lufte”, tha zëdhënësi i Gardës, Alimohammad Naini.

Dështimi i bisedimeve SHBA-Iran ose një marrëveshje e re bërthamore që nuk i adreson shqetësimet izraelite për zhvillimin e armëve bërthamore nga Irani përmes pasurimit, mund ta nxisin Izraelin për ta sulmuar armikun e tij kryesor rajonal, thonë diplomatët.

Të martën, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se SHBA-ja po e “tepron” me kërkesën e saj që Teherani ta ndalë pasurimin e uraniumit. Ai madje shprehu dyshime nëse bisedimet për një marrëveshje të re bërthamore do të kenë sukses.

Teherani këmbëngul se programi i tij i energjisë bërthamore është ekskluzivisht për qëllime civile.

Irani dhe Izraeli janë përfshirë në shkëmbime të drejtpërdrejta zjarri vitin e kaluar, në prill dhe tetor, duke rritur rrezikun e një konflikti rajonal./REL

Ju sugjerojmë

Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Ra në kontakt me rrymën elektrike, Durrës, humb jetën 43-vjeçari

11 Shtator, 2025 9:24 am
Shiu përmbyt sërish disa lagje të Vlorës dhe Durrësit
Aktualitet

Shiu përmbyt sërish disa lagje të Vlorës dhe Durrësit

11 Shtator, 2025 9:18 am
Kombëtarja fiton terren në renditjen e FIFA-s, ngjitje edhe për Kosovën
Sport

Kombëtarja fiton terren në renditjen e FIFA-s, ngjitje edhe për Kosovën

11 Shtator, 2025 9:15 am
Në pritje të emrave për qeverinë e re, Rama: Shihemi në 11:00
Kryesore

Në pritje të emrave për qeverinë e re, Rama: Shihemi në 11:00

11 Shtator, 2025 9:13 am
Mesazhi i  Dredhës pas dorëheqjes: E rëndësishme të dish të largohesh me dinjitet
Aktualitet

Mesazhi i Dredhës pas dorëheqjes: E rëndësishme të dish të largohesh me dinjitet

11 Shtator, 2025 9:11 am
U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk
Bota

U qëllua me armë, ndërron jetë në spital aleati i ngushtë i Trump, Charlie Kirk

10 Shtator, 2025 10:52 pm
Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë
-U tha në Opinion

Siguria e prodhimeve, eksperti: Në qarkullim ka edhe pesticide me kafkë

10 Shtator, 2025 10:45 pm
Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…
-U tha në Opinion

Granit Sokolaj: Nikeli te pjeshkët vjen nga lumi Shkumbin, në speca janë përdorur…

10 Shtator, 2025 10:31 pm
Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah
Bota

Qëllohet me armë aleati i Trump në Utah

10 Shtator, 2025 10:16 pm
“Do t’ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër
Kronikë

“Do t’ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër

10 Shtator, 2025 9:54 pm
Para
Merz shpall emrat e CDU-së në qeverinë e re gjermane

Vendosja e trupave gjermanë në Evropën Lindore, Merz:Të mbrojmë territorin e NATO-s!

Bashkimi Evropian nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Bashkimi Evropian nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Analiza e REL: A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

Analiza e REL: A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

TE FUNDIT

Ra në kontakt me rrymën elektrike, Durrës, humb jetën 43-vjeçari

Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
11 Shtator, 2025

Një 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ra ne kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja është regjistruar në afersi të stadiumit “Niko...

Lexo më shumë

Shiu përmbyt sërish disa lagje të Vlorës dhe Durrësit

Shiu përmbyt sërish disa lagje të Vlorës dhe Durrësit
11 Shtator, 2025

Reshjet e dendura të shiut kanë përshirë qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Kombëtarja fiton terren në renditjen e FIFA-s, ngjitje edhe për Kosovën

Kombëtarja fiton terren në renditjen e FIFA-s, ngjitje edhe për Kosovën
11 Shtator, 2025

Fitorja 1-0 kundër Letonisë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, i ka dhënë Kombëtares disa pikë shtesë që e...

Lexo më shumë

Në pritje të emrave për qeverinë e re, Rama: Shihemi në 11:00

Në pritje të emrave për qeverinë e re, Rama: Shihemi në 11:00
11 Shtator, 2025

Holli i Pallatit të Kongreseve është për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Paraditen e kësaj të enjteje, përpara anëtarëve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com