Bota

Irani përpiqet të ndalojë një anije britanike


               Publikuar në : 08:37 - 11/07/19 |
xhu lia

Britania tha se tri anije iraniane “bënë përpjekje të ndalojnë” një cisternë britanike të naftës në Ngushticën e Hormuzit.

“Në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, tri anije iraniane u përpoqën të pengonin kalimin e anijes tregtare, Trashëgimia Britanike, përmes Ngushticës së Hormuzit”, tha përmes një deklarate Qeveria britanike.

Luftanija britanike, HMS Montrose, “u detyrua të pozicionojë veten midis anijeve iraniane dhe cisternës britanike dhe të lëshojë paralajmërime verbale për anijet iraniane, të cilat më pas janë larguar”, thuhet në deklaratë.

“Ne jemi të shqetësuar me këtë veprim dhe vazhdojmë t’iu bëjmë thirrje autoriteteve iraniane që të shtensionojnë situatën në rajon”, u tha po ashtu në deklaratë.

Garda Revolucionare e Iranit mohoi se ka bërë përpjekje të ndalojë cisternën britanike, raporton agjencia iraniane e lajmeve Fars.

Irani, më herët, është kërcënuar se do të kapë një anije britanike, pasi marinsat britanikë, javën e kaluar, u ndihmuan zyrtarëve në Gjibraltar të kapin një cisternë iraniane, pasi dyshohej se ajo bartte naftë nga Irani në Siri, në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian.

Të mërkurën, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se Britania do të përballet me “pasoja” për shkak të kapjes së cisternës iraniane.

Pas