Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Irani për largimin e Bolton: Nxitësit e luftës duhet të shkarkohen

2019/09/11 at 3:56 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Irani për largimin e Bolton: Nxitësit e luftës duhet të shkarkohen

Irani iu ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që “të lënë anash nxitësit e luftës”, pas largimit të John Boltonit nga pozita e Këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare dhe në kohën e rritjes së tensioneve në mes të Uashingtonit dhe Teheranit, për shkak të çështjeve bërthamore.

Duke folur në një takim të kabinetit të tij më 11 shtator, presidenti iranian, Hasan Rohani ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta kuptojnë se “armiqësia dhe nxitja e luftës nuk janë në të mirën e tyre. Të dyja duhet të braktisen”.

“Etja për luftë me presion maksimal duhet të largohet bashkë me nxitësin e luftës në detyrë”, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, Mohammed Javad Zarif.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë përkeqësuar marrëdhëniet prej majit të vitit 2018 kur presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Më vonë, SHBA-ja ka rikthyer të gjitha sanksionet ndaj këtij shteti.

Në përgjigjje të këtij veprimi, Irani ka hequr dorë nga disa pika të marrëveshjes, meqë ka nisur pasurimin e uraniumit në muajt e fundit.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më 10 shtator se ka shkarkuar nga pozita Boltonin, i cili ka shërbyer në këtë pozitë nga prilli i vitit 2018, duke thënë se kanë “ekzistuar mospajtime të thella” në shumë çështje.

Bolton është raportuar të ketë kundërshtuar propozimet e fundit të presidentit për të biseduar me liderët e Teheranit, si dhe ka pasur qëndrim më të ashpër sa i përket Rusisë dhe Afganistanit.

Mahmud Vaezi, udhëheqës i zyrës presidenciale të Iranit, e ka përshkruar Boltonin si “armik të diplomacisë” dhe një nga “armiqtë më të mëdhenj të kombit iranian”.

Zyrtarët rusë kanë thënë më 11 shtator se Moska nuk pret përmirësim të marrëdhënieve me Uashingtonin pas shkarkimit të Boltonit.

“Ne nuk mendojmë se prezenca apo dorëheqja e ndonjë zyrtari, qoftë edhe ai në pozita të larta, mund të ketë ndikime serioze për ndryshim të politikës së jashtme amerikane”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov para gazetarëve në Moskë.

“Siç e ka përsëritur presidenti Putin, ne ende dëshirojmë të gjejmë rrugë për marrëdhënie bilaterale, mirëpo ne nuk mund të arrijmë këtë të vetëm. Ne jemi duke shpresuar për reciprocitet. Ne po ashtu shpresojmë të shohim prezantim të një politike të tillë herët apo vonë”, ka shtuar ai./ Burimi: REL

Ju sugjerojmë

“Pashë babin të godiste mamin me thikë”, zbardhet dëshmia e njërit prej fëmijëve
Kronikë

“Pashë babin të godiste mamin me thikë”, zbardhet dëshmia e njërit prej fëmijëve

22 Gusht, 2025 4:06 pm
“Air Albania”, linja ajrore që mban gjallë flamurin shqiptar në qiell
Aktualitet

“Air Albania”, linja ajrore që mban gjallë flamurin shqiptar në qiell

22 Gusht, 2025 3:42 pm
Vrasja me thikë e 32-vjeçarit në Divjakë/ Gjykata merr vendimin, burg për autorin
Kronikë

Vrasja me thikë e 32-vjeçarit në Divjakë/ Gjykata merr vendimin, burg për autorin

22 Gusht, 2025 3:39 pm
Situata energjetike, Balluku:  Konsumi i energjisë është rritur me 2.2%
Aktualitet

Situata energjetike, Balluku: Konsumi i energjisë është rritur me 2.2%

22 Gusht, 2025 3:27 pm
Mes tensioneve dhe akuzave për dhunë, Vuçiç fton protestuesit në debat publik
Rajoni

Mes tensioneve dhe akuzave për dhunë, Vuçiç fton protestuesit në debat publik

22 Gusht, 2025 3:07 pm
Merr flakë gomonia në Potam, shpëtohen tre pasagjerët
Kronikë

Merr flakë gomonia në Potam, shpëtohen tre pasagjerët

22 Gusht, 2025 3:03 pm
FBI kontroll në shtëpinë e ish-këshilltarit të Trump, John Bolton
Bota

FBI kontroll në shtëpinë e ish-këshilltarit të Trump, John Bolton

22 Gusht, 2025 3:02 pm
Italia miraton masa më të ashpra kundër migrantëve
Bota

Kryeministrja e Italisë propozon plan paqeje për Ukrainën

22 Gusht, 2025 2:37 pm
Gramsh/ Grabiten paratë në kasafortën e objektit të kultit në fshatin Grabovë
Kronikë

Gramsh/ Grabiten paratë në kasafortën e objektit të kultit në fshatin Grabovë

22 Gusht, 2025 2:05 pm
VIDEO/ Shorti i Kupës së Rumanisë trukohet hapur nga zyrtarët e federatës
Sport

VIDEO/ Shorti i Kupës së Rumanisë trukohet hapur nga zyrtarët e federatës

22 Gusht, 2025 1:36 pm
Para
Tahiri dhe Habilajt, publikohen email-et që u paraqitën në gjykatë nga…

Tahiri dhe Habilajt, publikohen email-et që u paraqitën në gjykatë nga...

Presidenti Çek: Diskutime për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Presidenti Çek: Diskutime për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Jahti i braktisur, flet gruaja e kapitenit të humbur: Vajza pyet për të…

Jahti i braktisur, flet gruaja e kapitenit të humbur: Vajza pyet për të...

TE FUNDIT

“Pashë babin të godiste mamin me thikë”, zbardhet dëshmia e njërit prej fëmijëve

“Pashë babin të godiste mamin me thikë”, zbardhet dëshmia e njërit prej fëmijëve
22 Gusht, 2025

Një vrasje brutale ndodhi në Volos të premten pasdite, më 22 gusht, ku një 40-vjeçar goditi për vdekje gruan e tij 36-vjeçare...

Lexo më shumë

“Air Albania”, linja ajrore që mban gjallë flamurin shqiptar në qiell

“Air Albania”, linja ajrore që mban gjallë flamurin shqiptar në qiell
22 Gusht, 2025

Përtej problematikave të përditshme të udhëtimit ajror, “Air Albania” po konsolidohet dhe po krijon profilin e saj si kompani kombëtare....

Lexo më shumë

Vrasja me thikë e 32-vjeçarit në Divjakë/ Gjykata merr vendimin, burg për autorin

Vrasja me thikë e 32-vjeçarit në Divjakë/ Gjykata merr vendimin, burg për autorin
22 Gusht, 2025

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Xhesion Toromanin,...

Lexo më shumë

Situata energjetike, Balluku: Konsumi i energjisë është rritur me 2.2%

Situata energjetike, Balluku:  Konsumi i energjisë është rritur me 2.2%
22 Gusht, 2025

Zv.kryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri një pasqyrim të përmbledhur mbi situatën energjetike në vend,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com