Pas dy dështimeve vitin e shkuar, Irani do të lançojë një satelit, si pjesë e një programi të cilin Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë “pjesë të zhvillimeve bërthamore”.
Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Informimit dhe Komunikimit, Mohammad Javad Ayari-Jahromi, i cili tha se:
“Sateliti Zafar do të vendoset në orbitë më shpejtësi prej 7,400 kilometrash. Fillon numërimi për lançimin e Satelitit Zafar në orët në vazhdim. Në emër të Zotit”.
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara kanë theksuar se programi satelitor i Teheranit është pjesë e zhvillimeve të raketave balistike. Por Irani i ka cilësuar akuzat si të pavërteta dhe të pabaza./Opinion.al