Një anije iraniane që transportonte naftë është goditur me raketa në gjirin e Arabisë Saudite, duke shkaktuar rrjedhje të naftës në Detin e Kuq.
Lajmi u bë i ditur nga Kompania Kombëtare e Anijeve Iraniane e cila tha se anija është qëlluar nga dy shpërthime të ndara rreth 100 kilometra larg portit të qytetit saudit, Jeddah.
Në deklaratë thuhet se stafi i anijes është mirë dhe të sigurt ndërsa zyrtarët sauditë ende nuk kanë folur publikisht mbi këtë ngjarje.
Ky incident, ka ndikuar menjëherë në rritjen e çmimit të naftës së papërpunuar, dhe mund të ndikojë edhe në rritjen e tensioneve në mes të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara me aleatët e saj./Opinion.al