Rusia mund të ngadalësojë sulmin ndaj Ukrainës, kjo pasi Irani ka ngadalësuar shpërdarjen e raketave për forcat ruse.
Kanali rus Telegram General SVR pretendoi se kjo ishte arsyeja e vërtetë pas një telefonate midis udhëheqësit të Kremlinit dhe presidentit të Teheranit, Ebrahim Raisi.
Sipas kanalit rus, Putini u detyrua “t’i lutej” Iranit për ndihmë, pasi Moska është bërë e varur nga dronët dhe raketat iraniane për shkak se prodhimi është i ngadaltë në fabrikat e saj.
Në një deklaratë të Kremlinit thuhej se në bisedimet telefonike u trajtuan çështjet e bashkëpunimit dypalësh midis shteteve për zbatimin e vazhdueshëm të projekteve për energjinë, transportin dhe logjistikën.