Autoritetet në Iran kanë ndaluar lojën Pokemon Go për shkak të rreziqeve të pa specifikuara të sigurisë.
Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë për Hapësira Virtuale, trupi zyrtarë i cili mbikëqyrë aktivitetet online-shkruan BBC.
Irani është një ndër shtetet e shumta që kanë paraqitur shqetësimet e tyre në lidhje me sigurinë sa i përket video lojës në fjalë.
Ndërsa ky është bërë shteti i parë i cili ka urdhëruar ndalesën për Pokemon Go.