Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Irani mbyll kufijtë me Afganistanin dhe Pakistanin pas shpërthimeve

2024/01/06 at 9:05 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Irani mbyll kufijtë me Afganistanin dhe Pakistanin pas shpërthimeve

Irani njoftoi të premten se po i mbyll kufijtë e vet me dy vendet fqinje, Afganistanin dhe Pakistanin, për ta rritur sigurinë, pasi shpërthimi i dy bombave i vrau afro 100 njerëz në qytetin juglindor, Kerman, më 3 Janar.

Agjencia iraniane ISNA e citoi ministrin e Brendshëm të Iranit, Ahmad Vahidi, duke thënë se Qeveria iraniane i ka tani prioritet pikëkalimet kufitare përgjatë kufijve me Afganistanin dhe Pakistanin, të cilat kanë një shtrirje prej gati 1.000 kilometrave.

Së paku 89 njerëz u vranë nga këto shpërthimet gjatë shënimit të përvjetorit të ish-komandantit iranian, gjeneralit Qassem Soleimani, i cili ishte vrarë para katër vjetëve nga një sulm ajror amerikan.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Shteti Islamik, i cili tha se dy prej anëtarëve të tij i aktivizuan jelekët e mbushur me eksplozivë në tubimin ku po shënohej përvjetori i vrasjes së Qasem Soleimanit në qytetin juglindor të Iranit.

Ministri i Brendshëm i Iranit, Ahmad Vahidi, tha të premten më herët për televizionin shtetëror se disa të dyshuar janë arrestuar.

“Agjencitë e afta të inteligjencës së vendit tonë kanë gjetur pista shumë të mira në lidhje me elementet e përfshira në shpërthimet terroriste në Kerman, dhe një pjesë e atyre që patën gisht në këtë incident janë arrestuar”, tha ai, pa shpjeguar.

Qeveria e Afganistanit, e udhëhequr nga talibanët, dhe Ministria e Jashtme e Pakistanit, nuk kanë reaguar ende ndaj njoftimit për mbylljen e kufijve. Të dyja vendet e dënuan sulmin e 3 Janarit.

Në të kaluarën, Teherani i ka akuzuar këto dy vende për lejimin e emigrimit të jashtëligjshëm, dhe nganjëherë lejimin e terroristëve të kalojnë kufirin dhe ta dëmtojnë sigurinë kombëtare të Iranit.

Në Afganistan, talibanët po e luftojnë Shtetin Islamik-Khorasan (IS-K), i cili është degë lokale e Shtetit Islamik, prej se u themelua më 2015.

Irani dhe fqinjët e Afganistanit nga Azia Qendrore, si dhe Rusia, i cilësojnë Shtetin Islamik dhe IS-K si kërcënim të madh ndaj sigurisë./REL

Ju sugjerojmë

Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët
Rajoni

Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët

14 Maj, 2025 10:12 am
Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale
Kryesore

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale

14 Maj, 2025 10:05 am
Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë
Bota

Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë

14 Maj, 2025 9:58 am
Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës
Bota

Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës

14 Maj, 2025 9:48 am
Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë
Aktualitet

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE në raport me popullsinë

14 Maj, 2025 9:44 am
Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës
Bota

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

14 Maj, 2025 9:37 am
Konflikt mes disa personave në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë
Aktualitet

Konflikt mes disa personave në Tiranë, dyshohet se është qëlluar me armë

14 Maj, 2025 9:33 am
Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën
Rajoni

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën

14 Maj, 2025 9:26 am
Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50
Kryesore

Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50

14 Maj, 2025 9:20 am
Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik
Kryesore

Rama për ‘Metropolis’: Maxhoranca absolute në Parlament, rezultat historik

14 Maj, 2025 9:04 am
Para
Trafik heroine mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, 52-vjeçari ekstradohet nga Franca

Trafik heroine mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, 52-vjeçari ekstradohet nga Franca

Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK-së në Serbi, ministria e Jashtme e Kosovës kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për lirimin e tij

Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK-së në Serbi, ministria e Jashtme e Kosovës kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për lirimin e tij

I dënuar me 30 vite burg për vrasje, arrestohet në Itali Agron Tufa

I dënuar me 30 vite burg për vrasje, arrestohet në Itali Agron Tufa

TE FUNDIT

Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët

Tërmet 6.1 ballë pranë Kretës, autoritetet greke paralajmërojnë banorët
14 Maj, 2025

Një tërmet shumë i fortë me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mbrëmjen e së martës deri në...

Lexo më shumë

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale

Media greke jehonë performacës së Shkodra Elektronike: Zjerm,trend në rrjete sociale
14 Maj, 2025

Mbrëmjen e së martës, më 13 maj, skena e gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025 në Bazel u përfshi nga...

Lexo më shumë

Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë

Pas heqjes së sanksioneve, Trump takohet me Presidentin e përkohshëm të Sirisë
14 Maj, 2025

Presidenti i SHBA, Donald Trump u takua ditën e sotme me presidentin e përkohshëm të Sirisë Ahmad al-Sharaa, takimi i...

Lexo më shumë

Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës

Netanyahu planifikon ofensivë të re në Rripin e Gazës
14 Maj, 2025

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, nguli këmbë gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për një zgjidhje paqësore për luftën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com