Bota

Irani: Marrëveshja mes Izraelit dhe Emirateve, “budallallëk strategjik”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:43 - 14/08/20 |
el ida

Irani dënoi marrëveshjen e arritur në mes të Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për normalizim të marrëdhënieve, duke e cilësuar këtë veprim si akt “të budallallëkut strategjik” që vetëm do të forcojë “boshtin e rezistencës” të përkrahur nga Teherani.

Ministria e Jashtme iraniane ka thënë se “palestinezët e shtypur dhe kombet  etjera nuk do të falin asnjëherë normalizimin e marrëdhënieve me regjimin kriminal izraelit”.

Përmirësimi i marrëdhënieve në mes të Izraelit dhe aleatëve të Uashingtonit në Lindje të Mesme, përfshirë vendet e pasura të Gjirit Arab, ka qenë pikë kyçe në strategjinë e Trumpit për të ndalur ndikimin e Iranit.

Duke e quajtur këtë vendim “të turpshëm” dhe “të rrezikshëm”, Teherani ka paralajmëruar kundër ndikimit të Izraelit në vendet e Gjirit dhe ka thënë se Emiratet e Bashkuara Arabe “duhet të pranojnë përgjegjësinë për të gjitha pasojat” e marrëveshjes.

Marrëveshja e arritur mes Izaelit dhe Emirateve, e bërë e ditur nga presidenti amerikan, Donald Trump është e treta në histori mes Izraelit me ndonjë shtet arab.

Në të, shteti izraelit është zotuar për të pezulluar aneksimin e tokave palestineze, ndonëse kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanuahu ka thënë se kjo nuk nënkupton braktisje të planeve në zonat izraelite të pushtuara në Bregun Perëndimor./Opinion.al

Pas