Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael gjatë natës

2025/06/14 at 10:23 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael gjatë natës

Teherani e ka kryer një valë të re sulmesh raketore në Tel Aviv dhe qytete të tjera të Izraelit gjatë natës dhe mëngjesit të së shtunës. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se ushtria e tij do të ndërmarrë sulme të mëtejshme kundër Iranit në një operacion ushtarak që synon objektet bërthamore dhe ushtarake të armikut të betuar të Izraelit.


Pak pas mesnate të shtunën, Izraeli tha se ushtria e tij kishte interceptuar një valë të re raketash iraniane tokë-tokë në Tel Aviv, Haifa dhe Jerusalem.

Kjo është dita e dytë radhazi që Irani kryen sulme ajrore në Izraeli, si përgjigje hakmarrëse për një sulm shkatërrues që Izraeli i kreu një ditë më herët kundër objekteve të lidhura me programin bërthamor të Teheranit.

“Sirena u dëgjuan në disa zona të Izraelit pasi u identifikuan raketa nga Irani drejt shtetit të Izraelit”, tha ushtria izraelite.

Nuk ka shenja se përleshjet e reja mes këtyre dy vendeve të Lindjes së Mesme do të ndalen.

Derisa sirenat binin në orët e para të mëngjesit të shtunën, transmetimet e drejtpërdrejta televizive shfaqën një shpërthim të madh rreth orës 01:15 në Tel Aviv. Pamjet e mëvonshme shfaqën dëme në një kompleks apartamentesh, ndonëse hollësitë ishin të paqarta.

Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të kthehen në strehimoret kundërajrore, ashtu siç kishin bërë një ditë më parë.

Rreth katër orë më vonë, derisa po zbardhte dita në Izrael, u raportuan për sulme raketore në disa qytete. Shumica e raketave u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, por zyrtarët raportuan dëme në disa shtëpi.

Zyrtarët thanë se të paktën tre njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet iraniane në Izraelin qendror.

Kjo valë e fundit bombardimesh erdhi pas një dite të vështirë me sulme ajrore nga të dyja palët. Forcat izraelite kanë vazhduar goditjet ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake në Iran, duke vrarë një gjeneral të lartë, zyrtarë të tjerë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e paralajmëroi Iranin të bëjë marrëveshje bërthamore “para se të jetë tepër vonë”, dhe Shtëpia e Bardhë tha se forcat tokësore amerikane kanë ndihmuar Izraelin për t’i rrëzuar raketat iraniane gjatë dy valëve të para.

Më herët, gjeneral izraelit Effie Defrin deklaroi se të dyja valët e raketave të premten përbëheshin nga rreth 100 raketa secila, “shumica e të cilave” u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

Ndërkohë, një nga objektivat në Iran që u godit ishte komanda e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Teheran, sipas televizionit shtetëror iranian. Sulmi vrau komandantin e Gardës, gjeneralmajor Hossein Salami, sipas zyrtarëve iranianë.

Raportime të pakonfirmuara në orët e para të së shtunës thanë se dy raketa goditën aeroportin Mehrabad në Teheran, duke shkaktuar zjarr.

Përfaqësuesi i Iranit në OKB deklaroi se 78 njerëz u vranë dhe mbi 320 të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite.

Trump, që po shtyn për negociata mes Uashingtonit dhe Teheranit mbi programin bërthamor iranian, shkroi në rrjetin e tij Truth Social: “Ka ende kohë që kjo masakër… të marrë fund. Irani duhet të bëjë një marrëveshje, para se të mos ketë më asgjë, dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane… THJESHT BËJE, PARA SE TË JETË VONË”.

Më vonë, në një intervistë për ABC News, Trump tha se Irani “u godit aq fort sa mund të goditet. Dhe, pritet edhe më shumë, shumë më tepër”.

Netanyahu deklaroi se sulmet kishin për qëllim “të zmbrapsin kërcënimin iranian ndaj vetë mbijetesës së Izraelit” dhe se ato do të vazhdonin “për aq ditë sa duhet për ta eliminuar këtë kërcënim.”

Netanyahu tha se Izraeli kreu një operacion ushtarak, synimi i të cilit ishte “frenimi i kërcënimit të Iranit ndaj vetë mbijetesës së Izraelit”.

Ai tha se sulmi “do të vazhdojë derisa të eliminohet ky kërcënim”.

“Ne goditëm në zemër të programit të Iranit për pasurimin bërthamor. Në shënjestër ishin objekti kryesor i pasurimit të uraniumit i Iranit në Natanz… Gjithashtu goditëm në zemër të programit iranian të raketave balistike”, tha ai në një deklaratë me video.

Në mes të sulmeve, Netanyahu deklaroi se lufta e tij nuk është me qytetarët iranianë dhe u bëri thirrje atyre të rrëzojnë “diktaturën brutale që ju ka shtypur për 46 vjet”.

Ushtria izraelite tha se rreth 200 avionë ishin përfshirë në sulmet masive mbi Iranin, dhe televizionet izraelite raportuan se agjencia e inteligjencës Mossad mund të ketë ngritur një bazë të fshehtë brenda Iranit.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se Izraeli do të përballet me pasoja të rënda për shkak të këtyre sulmeve.

“Me këtë krim, regjimi sionist i ka përgatitur vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm dhe do ta marrë atë pa dyshim”, tha Khamenei në një deklaratë.

Tym nga objekti bërthamor në Natanz
Objekti i pasurimit të uraniumit në Natanz u godit “në disa raste,” raportoi televizioni shtetëror iranian, duke treguar pamje me tym të dendur që dilte nga objekti.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) konfirmoi se Natanz ishte një nga objektivat, por tha se nuk kishte vërejtur nivele të rritura të rrezatimit.

Drejtori i IAEA-së Rafael Grossi, duke cituar zyrtarët iranianë, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se pjesa mbi tokë e objektit në Natanz “është shkatërruar”.

Zyrtarët izraelitë thanë se ky operacion “është ende në fillim”.

Sulme të tjera u raportuan edhe në objektin e pasurimit në Fordow, rreth 100 kilometra në juglindje të Teheranit, si dhe në një qendër kërkimore bërthamore në Isfahan.

Zona rezidenciale në Teheran dhe qytete të tjera gjithashtu u goditën, sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA, që raportoi se sulmet vranë disa persona, përfshirë gra dhe fëmijë, në një kompleks banimi në Teheran.

SHBA-ja, aleati më i ngushtë i Izraelit, mbrojti veprimet izraelite, por deklaroi se Uashingtoni nuk u përfshiri në sulme.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Izraeli ndërmori “veprim të njëanshëm kundër Iranit” dhe se Shtetet e Bashkuara nuk janë përfshirë.

Bombardimet ndodhen në prag të një rundi të ri bisedimesh bërthamore mes zyrtarëve amerikanë dhe iranianë.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar bisedime për programin bërthamor iranian, me synimin për të arritur një zgjidhje diplomatike. Rundi i gjashtë i bisedimeve është planifikuar të nisë më 15 qershor në Oman.

Emisari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, pritej të udhëtonte drejt Omanit për bisedimet me ministrin e Jashtëm iranian, ndonëse tani është e paqartë nëse takimi do të mbahet.

Irani: Programi bërthamor është për qëllime civile
Irani ka deklaruar vazhdimisht se përpjekjet e tij bërthamore janë vetëm për qëllime civile dhe jo ushtarake.

Irani po punon për një kundërpropozim pasi nuk e pranoi ofertën amerikane për marrëveshje që Khamenei e quajti “100 për qind kundër interesave kombëtare”.

Në një bisedë telefonike me Trumpin më herët këtë javë, Netanyahu kishte përmendur mundësinë e sulmeve kundër Iranit, sipas Wall Street Journal, dhe Trump e ka nxitur atë të presë, ndërkohë që negociatat vazhdojnë.

Në një postim në rrjetet sociale më 12 qershor, Trump tha se SHBA dëshiron të negociojë me Iranin, por paralajmëroi gjithashtu se një sulm izraelit ndaj Iranit ishte i mundshëm.

Po atë ditë, më 12 qershor, bordi i IAEA e miratoi një rezolutë, e cila deklaroi zyrtarisht se Irani i ka shkelur detyrimet e tij për mospërhapjen e armëve bërthamore.

Rezoluta u miratua me 19 vota pro, 3 kundër dhe 11 abstenime në bordin prej 35 anëtarësh. Rezoluta ishte propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë – Britania, Franca dhe Gjermania, të njohura si E3./rel



Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Lëvizte me armë zjarri dhe kokainë në automjet,policia arreston 38-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me armë zjarri dhe kokainë në automjet,policia arreston 38-vjeçari në Tiranë

Kryeministri Rama publikon videon dhe prezanton deputetët fitues të qarkut Dibër

Kryeministri Rama publikon videon dhe prezanton deputetët fitues të qarkut Dibër

Hapet laborator i ri ushtarak në Spitalin e Traumës

Hapet laborator i ri ushtarak në Spitalin e Traumës
















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com