Bota

Irani ka një kërcënim dhe për vendet e BE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:51 - 19/01/20 |
Geljano Fataj

“Irani do të rishikojë bashkëpunimin e tij me misionin mbikëqyrës bërthamor të Kombeve të Bashkuara nëse do të përballet me masa “të padrejta”.

Kështu ka deklaruar kryetari i Parlamentit iranian Ali Larijani. Deklarua pason një vendim të fuqive të mëdha për të vënë në lëvizje një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeje në kuadër të marrëveshjes bërthamore me Teheranin të vitit 2015.

Vendimi i Francës, Britanisë dhe Gjermanisë ngrihet në nivelin e një akuze zyrtare ndaj Iranin për shkelje të kushteve të marrëveshjes dhe mund të çojë në rivendosjen e sanksioneve të OKB-së të cilat u hoqën pasi hyri në fuqi pakti.

Ne deklarojmë hapur se nëse fuqitë evropiane, për ndonjë arsye adoptojë një qasje të padrejtë në përdorimin e mekanizmit të mosmarrëveshjeve, ne do të rishikojmë seriozisht bashkëpunimin tonë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike”, ka thënë Larijani sipas televizionit shtetëror.

Teherani i ka braktisur gradualisht angazhimet e tij në kuadër të paktit si reagim ndaj sanksioneve amerikane të cilat u rivendosën pasi SHBA-ja braktisi marrëveshjen bërthamore në vitin 2018./ Opinion.al

Pas