Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nassar Kanani, cituar nga agjencia Irna, tha mbrëmjen e djeshme se Izraeli po vazhdon çdo ditë duke masakruar palestinezët, por ende nuk ka asnjë reagim nga organizata ndërkombëtare.
“Në hijen e inercisë së vendeve të botës dhe organizatave ndërkombëtare për gjenocidin e Izraelit në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, regjimi sionist kryen krime të reja dhe masakron çdo ditë palestinezët, madje edhe në kampet e refugjatëve”, tha Kanani.
Izraeli ka deklaruar së nuk do i ndalojë sulmet deri në asgjësimin e Hamasit, madje kryeministri izraeliti i ka cilësuar militantët e këtij grupi si “të vdekur që ecin”.