Irani i ka ndaluar shefit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, hyrjen në vend.
Ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se Grossi nuk do të lejohet të hyjë në territorin iranian dhe gjithashtu agjencisë nuk do t’i lejohet që të instalojë kamera mbikëqyrëse në objektet bërthamore.
Ky vendin i Iranit vjen pasi tensionet mes vendit të Lindjes së Mesme dhe agjencisë së Kombeve të Bashkuara janë rritur në lidhje me monitorimin dhe transparencën e programit bërthamor të Teheranit.
Më herët parlamenti i Iranit kishte vendosur të pezullonte bashkëpunimin me agjencinë ndërkombëtare të energjisë atomike. Ndërkohë Grossi, ka kërkuar disa herë akses në objektet bërthamore të Iranit, pasi Shtetet e Bashkuara sulmuan Fordo, Natanz dhe Isfahan.
Ai ka deklaruar se tashmë këto objekte janë shkatërruar dhe centrifugat që pasuronin uranium, nuk janë më funksionale. Irani nuk e ka pranuar publikisht se objektet e veta bërthamore janw shkatërruar dhe ka thënë se e ka lëvizur uraniumin e pasuruar.
Agjencia e OKB tha pas sulmeve amerikane se uraniumi i pasuruar i Iranit ishte ne nivel 60%, ende larg 90% qe duhet për të ndërtuar bombën bërthamore.