Bota

Irani ekzekuton kampionin e mundjes, rrezikon izolimin e sporteve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:50 - 12/09/20 |
Al Do

Navid Afkari, një mundës iranian, i dënuar për vrasje, është ekzekutuar, raportoi të shtunën media shtetërore iraniane.

Dënimi i Afkari ishte kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Afkari është ekzekutuar “në mëngjesin e sotëm pasi procedurat ligjore kanë mbaruar”, citohet të ketë thënë kreu i departamentit të drejtësisë në provincën Fars.

Afkari ishte dënuar për vrasjen e një personi në qytetin Shiraz më 2018, gjatë protestave masive anti-qeveritare.

Rasti ndaj tij kishte nxitur kritika të komunitetit ndërkombëtar.

Akfari kishte deklaruar se ishte torturuar dhe ishte detyruar që të pranonte fajin, kanë thënë familja e tij dhe aktivistët, ndërkaq, avokati i tij mbrojtës ka deklaruar se nuk ka pasur prova që klienti i tij të shpallej fajtor.

Sistemi i drejtësisë i Iranit ka mohuar se Akfari i është nënshtruar torturave.

Akfari ishte kampion i sportit të mundjes në Iran.

Një union botëror që përfaqëson 85,000 atletë, ka thënë më 8 shtator se nëse Irani e ekzekuton Afkarin, Irani do të përjashtohet nga organizatat botërore të sportit.

Presidenti Trump po ashtu, gjatë këtij muaji, i bëri thirrje Iranit që të mos e ekzekutojë Afkarin.

“Kam dëgjuar që Irani po dëshiron që të ekzekutojë sportistin e njohur të mundjes, 27-vjeçarin Navid Afkari, për faktin se ai ka marrë pjesë në protestat anti-qeveritare. Ata po protestonin për përkeqësimin e situatës ekonomike të vendit”, ka shkruar Trump në Twitter më 3 shtator.

Pas