Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Irani do të përshpejtojë pasurimin e uraniumit

2019/09/05 at 12:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Irani do të përshpejtojë pasurimin e uraniumit

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se vendi i tij do të nisë këtë javë zhvillimin e centrifugave, për të përshpejtuar pasurimin e uraniumit.

“Do të hulumtojmë dhe zhvillojmë lloje të ndryshme të centrifugave dhe çfarëdo që është e nevojshme për pasurimin e uraniumit në një mënyrë të përshpejtuar”, tha Rohani.

“Të gjitha kufizimet në kërkimet dhe zhvillimet tona do të hiqen të premten”, tha ai.

Iranit i janë vënë kufizime në programin bërthamor me një marrëveshje të arritur në vitin 2015 midis tij dhe fuqive botërore. Në këmbim të kufizimeve, Iranit i janë hequr disa sanksione dhe i është dhënë qasje në tregtinë botërore. Por, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vitin e kaluar, është tërhequr nga kjo marrëveshje, duke thënë se nuk ka qenë e ashpër mjaftueshëm sa për të penguar Iranin nga zhvillimi i armës bërthamore.

Që atëherë, Uashingtoni ka vënë sanksione të ashpra mbi ekonominë e Iranit, ndërsa ky i fundit ka nisur të shkelë kufizimet e përcaktuara me marrëveshjen bërthamore. Republika Islamike po ashtu ka kërcënuar me shkelje të mëtejshme nga 5 shtatori, nëse nënshkrueset evropiane të marrëveshjes – Franca, Gjermania dhe Britania – nuk gjejnë mënyra për të ndihmuar ekonominë e Iranit.

Në një fjalim televiziv, Rohani tha se Irani do t’i japë Evropës edhe dy muaj kohë për të zbatuar plotësisht kushtet e marrëveshjes. Nëse kjo ndodh, Teherani do t’i kthehet po ashtu zbatimit të marrëveshjes, tha Rohani. Centrifuga është pajisje që pasuron uraniumin. Uraniumi i pasuruar nga 3 deri në 5% mund të përdoret për të prodhuar lëndë djegëse për termocentralet bërthamore. Uraniumi i shkallës së armëve është 90% i pasuruar ose më shumë.

Irani këmbëngul se nuk është përpjekur kurrë të zhvillojë armë bërthamore – siç pretendon bashkësia ndërkombëtare – porse dëshiron të gjenerojë energji elektrike. Njoftimi i tij i fundit vjen në kohën e bisedimeve intensive midis Iranit, Francës dhe Rusisë për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Sipas disa raporteve, Franca është e gatshme t’i ofrojë Iranit 15 miliardë dollarë kredi deri në fund të vitit – të garantuara me naftë – me kusht që Teherani t’iu kthehet kushteve të marrëveshjes. Por, Brian Hook, koordinator i Departamentit amerikan të Shtetit për Iranin, përjashtoi mundësinë e lehtësimit të ndonjë prej sanksioneve për të akomoduar propozimin e Francës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sërish nuk e përjashtoi mundësinë e një takimi të drejtpërdrejtëme homologun iranian. I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë rreth gjasave që një takim i tillë të ndodhë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë muaj në Nju Jork, Trump tha:

“Sigurisht, çdo gjë është e mundur. Ata duan të jenë në gjendje të zgjidhin problemin e tyre. Ata kanë problem të madh. Ata po vriten financiarisht”, tha Trump. Rohani, megjithatë, ka thënë se nuk do të ketë kurrë bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në./ Burimi: REL

Ju sugjerojmë

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
Kryesore

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

9 Nëntor, 2025 9:19 pm
Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Para
“Furtunë” në Policinë e Shtetit, ja largimet dhe emërimet e reja

Mashtrimi me TVSH-në, si funksiononte skema... Policia jep detaje

Vrau babain me sëpatë në Memaliaj, lihet në burg 35-vjeçari

Vrau babain me sëpatë në Memaliaj, lihet në burg 35-vjeçari

Foto/ Këtë vjeshtë guxoni më shumë me stilin e pulovrave

Foto/ Këtë vjeshtë guxoni më shumë me stilin e pulovrave

TE FUNDIT

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
9 Nëntor, 2025

Kanë dalë tashmë rezultatet e para të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, në raundin e dytë të  tzre. Sipaas...

Lexo më shumë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
9 Nëntor, 2025

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
9 Nëntor, 2025

Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com