Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Irani dhe Rusia e shohin Afrikën si tokë mundësish

2024/08/11 at 2:09 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Irani dhe Rusia e shohin Afrikën si tokë mundësish

Si Rusia, ashtu dhe Irani, janë përballur me përkeqësim të imazhit të tyre në botë, në vjetët e fundit.


Teksa secili prej dy vendeve tenton të rrisë ndikimin ushtarak dhe diplomatik, Afrika duket se është tokë mundësish.

Ka shenja që Moska dhe Teherani, do të vazhdojnë t’i forcojnë lidhjet ekzistuese, teksa tentojnë t’i luftojnë sanksionet ndërkombëtare.

Ekspertët besojnë se synimet e tyre janë të përafërta në kontinentin afrikan, dhe që dy vendet do të tentojnë të maksimizojnë ndikimin në fusha të ndryshme, përfshirë jostabilitetin politik, dhe apatinë drejt fuqive të Perëndimit.

“Irani dhe Rusia e shohin në Afrikë një mundësi për të thyer izolimin e tyre diplomatik”, ka thënë Cameron Hudson, hulumtues në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

“Ato janë izoluar prej Perëndimit, financiarisht, politikisht – në fakt janë lënë anash. Prandaj, në Afrikë ato i shohin 54 vende si mundësi për të ndryshuar atë status”.

Rusia dhe Irani kanë rritur angazhimin me shtetet afrikane, disa prej të cilave i qëndrojnë larg Perëndimit dhe janë të hapura ndaj alternativave për tregti dhe investime. Teherani dhe Moska janë kryesisht aktive në vendet që kanë konflikt aktiv, sikurse në Afrikën Perëndimore dhe rajonin e Sahelit, aty ku ushtritë e kanë bërë të qartë se forcat perëndimore nuk janë të mirëseardhura”.

Hudson ka thënë se përfshirja e Moskës dhe Teheranit në Afrikë është dëshmi se Perëndimi i ka përballur me murin, përmes sanksioneve ndërkombëtare.

Sanksionet – të vendosura për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe programit kontrovers bërthamor të Iranit, mes tjerash – i kanë nxjerrë dy vendet prej sistemit financiar global, dhe ua kanë dëmtuar tregtinë në fushën e armëve dhe naftës.

Duke hapur rrugë të reja për tregti dhe ndikim në Afrikë, Moska dhe Teherani mund të tregojnë se tentimet për izolim dhe ndëshkim të tyre “janë pjesërisht të suksesshme, dhe që mund të ndërtojnë koalicione me shtetet që mbështesin interesat e tyre”, ka thënë Hudson.

Dy shtetet e shohin Afrikën si “rajon në të cilin mund ta zëvendësojnë Perëndimin dhe ta pozicionojnë veten në pozitë më të mirë ekonomike, politike dhe ushtarake”, ka thënë Liam Karr, analist në Institutin American Enterprise.

Karr ka vërejtur që Burkina Faso, Mali dhe Nigeri – ish-koloni franceze në Sahel, rajon që kontrollojnë ushtritë me qasje kundër Perëndimit – “e kanë rritur bashkëpunimin me Iranin dhe Rusinë, dhe janë distancuar prej Francës”.

Kjo situatë veçse ka rezultuar me dëbim të trupave franceze prej Nigerit dhe Malit.

Forcat amerikane që janë përballur me kryengritësit islamistë në këtë rajon, janë tërhequr prej kryeqytetit të Nigerit, Niamej, dhe do të largohen krejtësisht prej këtij shteti në shtator.

Ndryshimet e shpejta kanë krijuar disa situata jo shumë të rehatshme, sikurse rasti i majit kur trupat ushtarake ruse, që kanë përkrahur ushtrinë e Nigerit, kanë hyrë në një bazë ushtarake, në të cilën janë strehuar dikur ushtarët amerikanë.

Irani dhe Rusia “shfrytëzojnë aktivitetin ushtarak për të kapur ritmin me shtetet tjera të izoluara, apo për të rritur me to bashkëpunimin ekonomik dhe politik”, ka sqaruar Karr.

Një angazhim i tillë ushtarak, sipas tij, “u mundëson atyre që me pak mund, të kërcënojnë pika kritike ujore, sikurse Mesdheun dhe Detin e Kuq”.

Moska është duke shtrirë ndikimin edhe përmes angazhimit të madh politik, marrëveshjeve biznesore, përfshirë shitjen e armëve dhe prezencën e mercenarëve pro Kremlinit në zonat e konfliktit.

“Rusia gjen mundësi në kaos. Në këtë mënyrë, kur ka jostabilitet politik në një shtet, kur ekziston një lloj refuzimi organik ndaj Perëndimit, çka e kemi parë në shumë shtete në Afrikë, të cilat e shohin Perëndimin si faktor neo-kolonial, atëherë e gjithë kjo krijon mundësi që Rusia të ndërhyjë me narrativën e vet”, ka thënë Hudson.

Ndikimi i Rusisë, përmes ushtrisë, përbën një tjetër rrezik të konsiderueshëm, pasi raportohet për vdekjen e dhjetëra mercenarëve të Wagnerit rus, teksa kanë qenë duke luftuar kundër separatistëve Tuareg, të lidhur me rrjetin terrorist të Al-Kaidës në Mali, muajin e kaluar.

Irani është duke ndjekur hapat e Moskës, meqë po punon vazhdimisht për të zgjeruar ndikimin në kontinent përmes lidhjeve tregtare, shitjes së armëve dhe përdorimit të partnerëve militantë që ka në “Boshtin e Rezistencës”, kundër Izraelit dhe Perëndimit në përgjithësi.

Në Afrikën Perëndimore, Irani është në kontakt me ushtritë në Burkina Faso, Mali dhe Nigeri.

Në Nigeri, Teherani e ka ndërtuar një grup të ashtuquajtur Lëvizja Islamike e Nigerisë, i cili funksionon sikurse partnerët dhe rrjetëzimet tjera që ka në botë.

Teherani përdor grupe të tilla militante edhe për të rritur prezencën në rajonin e Sahelit, dhe kështu rrit më shumë presonin ndaj armiqve rajonalë, nisur prej Izraelit.

Interesat e Iranit dhe Rusisë në Afrikë ndonjëherë edhe ndeshen, siç është rasti në Nigeri dhe në Sudan, ku dy shtetet janë duke luajtur rol në luftën civile në mes të ushtrisë sudaneze dhe forcave rebele.

“Sudani është shembulli më i qartë i vendit ku janë shtrirë interesat ushtarake të të dyja shteteve. Irani dhe Rusia kanë ofruar ndihmë ushtrisë për mbështetje të forcave të armatosura sudaneze, me shpresën e sigurimit të një baze ushtarake në brigjet e Sudanit në Detin e Kuq, çka do t’iu mundësonte atyre përmirësimin e pozicionit ushtarak kundrejt Perëndimit”, ka vlerësuar Karr.

“Irani ka ofruar dronë, ndërsa Rusia është zotuar për ‘ndihmë kualitative ushtarake pa asnjë kufizim’”.

Ndërkohë, ushtritë që kanë fituar pushtetin në Mali dhe Niger, i kanë sytë kah Moska dhe Teherani për fortifikim pozicionesh.

“Ata kanë mungesë legjitimiteti në Perëndim, si dhe para institucioneve ndërkombëtare, prandaj krijimi i lidhjeve me Iranin dhe Rusinë, u ndihmon atyre në ndërtim të legjitimitetit, sepse menjëherë mund të shihen si faktorë shtetërorë”, ka thënë Hudson.

“Ata duken kinse po bëjnë tregti dhe diplomaci, siç do të bënte një qeveri legjitime”.

Karr dhe Hudson kanë thënë se nuk ka shenja të qarta që Rusia dhe Irani janë duke koordinuar strategjitë e tyre në Afrikë.

Karr beson që “synimet dhe metodat e tyre të njëjta, nënkuptojnë që dy vendet po e forcojnë njëri-tjetrin”, derisa Hudson beson se sheh “interesa të përbashkëta, por jo interesa që domosdo janë të koordinuara”./REL



Ju sugjerojmë

Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..
Aktualitet

Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..

8 Korrik, 2025 1:16 pm
Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë
Aktualitet

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë

8 Korrik, 2025 1:08 pm
Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji
Aktualitet

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji

8 Korrik, 2025 12:50 pm
Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!
Aktualitet

Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!

8 Korrik, 2025 12:44 pm
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve/Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra në 24 orë, 4 janë ende aktive

8 Korrik, 2025 12:31 pm
Deklarata e parë pas lirimit, Salianji: Në orën 17:00 në konferencë në selinë e PD
Aktualitet

Deklarata e parë pas lirimit, Salianji: Në orën 17:00 në konferencë në selinë e PD

8 Korrik, 2025 12:18 pm
FOTO/Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
Aktualitet

Gjykata e Fierit merr vendimin, lirohet nga qelia Ervin Salianji

8 Korrik, 2025 12:13 pm
Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
-Shëndeti

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

8 Korrik, 2025 12:08 pm
Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin
Sport

Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin

8 Korrik, 2025 12:05 pm
Rama dhe stafi i Kryeministrisë dhurojnë gjak: Ndihmojmë ata që kanë nevojë, por…
Aktualitet

Rama dhe stafi i Kryeministrisë dhurojnë gjak: Ndihmojmë ata që kanë nevojë, por…

8 Korrik, 2025 11:55 am
Para
Nga Ksamili në Koman, Policia Kufitare bllokon 44 mjete lundruese

Nga Ksamili në Koman, Policia Kufitare bllokon 44 mjete lundruese

Vuçiç thotë se pret “ofensivë të re” nga Kurti

Vuçiç pret hapjen e urës mbi Ibër dhe “instalimin e liderëve të rinj serbë nga të huajt”

Planifikoi sulm në koncertet e Taylor Swift, avokatja e të dyshuarit nga Maqedonia e Veriut: Bomba nuk do të funksiononte

Planifikoi sulm në koncertet e Taylor Swift, avokatja e të dyshuarit nga Maqedonia e Veriut: Bomba nuk do të funksiononte
















TE FUNDIT

Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..

Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..
8 Korrik, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat deklaroi se Ilir Metës po i bëhet terror psikologjik në...

Lexo më shumë

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë
8 Korrik, 2025

Ditën e sotme është hapur zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë. Në ceremoni morën pjesë Ministri për Evropën...

Lexo më shumë

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji
8 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një konferencë për mediat pas lënies së lirë të Ervin Salianjit. Kryedemokrati...

Lexo më shumë

Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!

Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!
8 Korrik, 2025

Avokat i ish-deputetit Ervin Salianji, Ledio Braho, ka folur për mediat pas vendimit të Gjykatës së Fierit e cila vendosi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com