Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Irani akuzohet për “shkelje tronditëse të të drejtave të njeriut”

2020/09/02 at 8:51 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Irani akuzohet për “shkelje tronditëse të të drejtave të njeriut”

Organizata Amnesty International (AI) ka akuzuar Iranin për kryerjen e “një sërë shkeljesh tronditëse të të drejtave të njeriut” ndaj personave që u arrestuan në lidhje me protestat e zhvilluara në nëntor të vitit 2019.

Demonstratat e dhunshme u shkaktuan nga një rritje e papritur e çmimit të benzinës dhe u përhapën në rreth 100 qytete iraniane.

Autoritetet u përgjigjën me forcë, duke vrarë të paktën 304 protestues dhe arrestuar disa mijëra të tjerë, sipas Amnesty International.

Irani gjithashtu ndaloi internetin për disa ditë me qëllim që të pengojë publikimin e informacioneve.

Në një raport të lëshuar më 2 shtator, grupi i të drejtave të njeriut me qendër në Londër thotë se policia e Iranit, forcat e inteligjencës dhe të sigurisë dhe zyrtarët e burgut, në bashkëpunim me gjykatësit dhe prokurorët kanë bërë ndalime arbitrare, zhdukje të detyruar, tortura dhe keqtrajtime tjera kundër protestuesve, kalimtarëve të rastit dhe të tjerëve që janë arrestuar gjatë dhe pas protestave të vitit 2019.

AI thotë se raporti bazohet në intervistat me 60 viktima ose të afërm të tyre. Grupi thotë se ai ka marrë gjithashtu informacione nga disa qindra të tjerë, brenda vendit, ndërsa ka analizuar gjithashtu pamjet e videove dhe dokumentet gjyqësore.

“Në ditët pas protestave masive, videot tregonin sesi forcat e sigurisë së Iranit kanë vrarë dhe plagosur qëllimisht protestues dhe kalimtarë të paarmatosur duke nxitur tronditje në të gjithë botën”, tha Diana Eltahawy, zëvendës drejtore e Amnesty International për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Amnesty International thotë se ka regjistruar emrat dhe detajet e më shumë se 500 protestuesve dhe të tjerëve, përfshirë gazetarë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut, të cilët i janë nënshtruar “procedurave të padrejta penale” në lidhje me protestat.

Amnesty International thotë se shumë prej të arrestuarve iu nënshtruan torturave dhe keqtrajtimeve të tjera.

“Ata zhytën një peshqir në ujë dhe e vendosnin mbi fytyrën time. Pastaj ata hidhnin ujë ngadalë mbi peshqirin, gjë që më bëri të ndihesha sikur isha duke u mbytur”, ka thënë një dëshmitar për Amnesty International./Opinion.al

Etiketa: Iranlindje e mesmeprotesta

Ju sugjerojmë

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron

3 Janar, 2026 10:32 am
Sherr mes të rinjve në Vlorë, qëllohet me armë zjarri
Kronikë

Sherr mes të rinjve në Vlorë, qëllohet me armë zjarri

3 Janar, 2026 10:24 am
Reshjet e dëborës, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, grupet e punës në terren
Aktualitet

Reshjet e dëborës, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, grupet e punës në terren

3 Janar, 2026 10:13 am
Sulmi në Venezuelë/ Presidenti i Kolumbisë: Të mblidhet urgjent OKB
Bota

Sulmi në Venezuelë/ Presidenti i Kolumbisë: Të mblidhet urgjent OKB

3 Janar, 2026 10:10 am
Trump sulmon gazetaren e ABC News: Je personi më bezdisës në të gjithë vendin
Bota

CBS News: Trump dha miratimin për sulme ushtarake në Venezuelë disa ditë më parë

3 Janar, 2026 9:43 am
Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin
-Kulturë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin

3 Janar, 2026 9:42 am
Trump paralajmëron Iranin se SHBA do të ndërhyjë nëse vriten protestuesit
Bota

Trump paralajmëron Iranin se SHBA do të ndërhyjë nëse vriten protestuesit

3 Janar, 2026 9:32 am
Shpërthime të forta në Venezuelë, Maduro: Trump urdhëroi sulmin
Bota

Shpërthime të forta në Venezuelë, Maduro: Trump urdhëroi sulmin

3 Janar, 2026 9:27 am
Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse
Aktualitet

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse

2 Janar, 2026 9:24 pm
Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale
Aktualitet

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale

2 Janar, 2026 7:57 pm
Para
Abuzoi me një vajzë me aftësi të kufizuara, arrestohet 54-vjeçari

Abuzoi me një vajzë me aftësi të kufizuara, arrestohet 54-vjeçari

Rama-Albin Kurtit: Shiko kush e pengoi bashkimin doganor

Rama poston monumentin e të atit: Kushdo që do kujtojë luftën,do i përulet

Meta pret Ambasadorin e parë të Ukrainës që do të jetë rezident në Tiranë

Meta pret Ambasadorin e parë të Ukrainës që do të jetë rezident në Tiranë

TE FUNDIT

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
3 Janar, 2026

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka konfirmuar sulmet në Venezuelë, duke i cilësuar ato si të suksesshme. Në një reagim...

Lexo më shumë

Sherr mes të rinjve në Vlorë, qëllohet me armë zjarri

Sherr mes të rinjve në Vlorë, qëllohet me armë zjarri
3 Janar, 2026

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale me pasoja për jetën në qytetin e Vlorës. Për pasojë janë arrestuar dy të...

Lexo më shumë

Reshjet e dëborës, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, grupet e punës në terren

Reshjet e dëborës, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, grupet e punës në terren
3 Janar, 2026

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se gjatë natës reshjet e dëborës kanë pushuar në të gjithë vendin, ndërsa...

Lexo më shumë

Sulmi në Venezuelë/ Presidenti i Kolumbisë: Të mblidhet urgjent OKB

Sulmi në Venezuelë/ Presidenti i Kolumbisë: Të mblidhet urgjent OKB
3 Janar, 2026

Presidenti kolumbian Gustavo Petro denoncoi sot një sulm me “raketa” ndaj Karakasit, pasi shpërthime të fuqishme u dëgjuan në kryeqytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com