Një person me kallashnikov hapi zjarr duke qëlluar për vdekje shefin e sigurisë në Ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran dhe duke plagosur dy roje tjera të ambasadës, ka njoftuar ministria e Jashtme e Azerbajxhanit. Ministria ka thënë se hetimet kanë nisur, ndërsa të plagosurit mësohet se nuk janë në rrezik për jetën.
Irani, vend në të cilin jetojnë miliona azerbajxhanas, e ka akuzuar Bakun disa herë për nxitje të qasjeve separatiste në territorin e tij. Marrëdhëniet mes Azerbajxhanit dhe Iranit kanë qenë tradicionalisht të tensionuara, pasi Bakuja është e afërt me rivalen historike të Iranit, Turqinë.
Irani po ashtu dyshon për bashkëpunimin ushtarak të Azerbajxhanit me Izraelin, i cili dërgon sasi të mëdha të armëve në Baku, duke thënë se Tel Avivi mund të përdorë territorin e Azerbajxhanit si urë kundër Iranit./REL